Lorenci e pranon për herë të parë: Po, kam qenë i lidhur me Keisin! Si reagoi Kristi?

26 Mars 2023, 07:35| Përditesimi: 26 Mars 2023, 07:43

  • Share

Prej kohësh në media po përflitej se Lorenc Hasrama dhe Keisi Medini kanë qenë në një lidhje, dhe të gjitha këto dyshime ka qenë vetë këngëtari që i ka shuar mbrëmjen e kaluar në Prime-n e Big Brother.

Lorenci pranoi për herë të parë se ka patur një histori me Keisin, për të cilën nuk dha detaje. Megjithatë ai e bëri të qartë që mes tyre ka patur një lidhje dhe kjo deklaratë e habiti jo pak Keisin. Kjo e fundit preferoi të mos flasë duke i qëndruar të njëjtave gjëra që tha Lorenci, ndërsa shtoi se ishte habitur nga ky i fundit.

Lorenci: Unë me Keisin kemi dalë, në fillim në shoqëri. Arsyen pse jemi shkëputur e dimë vetëm unë dhe Keisi. E respektoj deri në fund. Këtë gjë e dinë edhe jashtë, njerëzit që na njohin. Nuk doja ta bëja të madhe, nuk doja që kjo histori të dilte dhe e kam kërkuar që të mos dalë. Nuk mendoj se kam ndikuar në krisjen e marrëdhënies së Keisit me Kristin. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë.

Kristi: Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet.

Keisi: Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur.

Arbër: Më duket gjest i ulët që këtë gjë e thua në dhomën e rrëfimit. Mendoj që kjo është ajo që ke dashur, e ke bërë me qëllim, tani që po flasim ti po merr kohë në Prime, që për mua është gjithashtu një nga arsyet pse e ke thënë. Këtë gjë mund ta diskutoje edhe me Keisin, mund ta merrje te dhoma e rrëfimit.

Lorenci: E kam bërë sepse e para e dinin edhe njerëz të tjerë nga jashtë, e dyta sepse nuk doja që batutat që kam bërë me Keisin të konsiderohen si informacione nga jashtë.

Kujtojmë që lidhjen e tyre, e pati mohuar babai Keisit, Sabiani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?