Lorenci, Kejsi dhe Kristi u vunë mbrëmë në prime përballë një deklarate të thënë nga Lorenci në dhomën e rrëfimit.Pasi ishte pyetur nga vëllai i madh për raportin e tij me Keisin jashtë, ai ka thënë se kanë patur një lidhje bashkë e cila është mbyllur për arsye të cilat i dinë vetëm ata të dy.
Deklarata që kishte bërë Lorenci në dhomën e rrëfimit u komentua negativisht nga banorët dhe opinionistët, të cilët u shprehën se ia duket të ishte konsultuar me Keisin për ta bërë ose jo publike këtë fakt.Për këtë arsye Keisi u ndje shumë e prekur për mënyrën se si Lorenci deklaroi mbrëmjen e kaluar se ata bashkë kanë patur një lidhje jashtë.
Ajo i tha Lorencit se shpesh herë i tërhiqte vëmendje atij për mënyrën se si sillej apo fliste me të, sepse sipas saj, e kishte frikën që publiku do i keqkuptonte gjërat jashtë.
Lorenci i kërkoi falje Keisit dhe tha se ai nuk e dinte që gjërat do shkonin kështu.
Ai shtoi se u mërzit aq shumë, sa ishte gati të bënte valixhet dhe të dilte nga shtëpia.