'Big Brother Vip' përfundoi me fitoren e Ilir Shaqirit, por pas kësaj, duket se vëllezërit Veshaj kanë pasur përplasje me produksionin e 'Top Channel'. Donaldi ishte shumë pranë fitores, por nuk ia doli përballë balerinit Shaqiri.
Aktori fshiu nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar 'Më Lër të Flas', por u tha që ai bashkë me Beatrix nuk do të ishin pjesë e programit post 'Big Brother'.
Në rrjete sociale ka reaguar edhe producentja e 'Big Brother', Lori Hoxha, ku duket se thumbon Donaldin.
“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruan ajo.
Vëllezërit Veshaj i kanë bërë edhe unfolloë Lorit në Instagram. Një reagim ka pasur edhe nga Eduart Grishaj, regjisori i 'Big Brother Vip'. Grishaj thotë se është mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë si të pranojnë humbjen.
ler te kthehet ne vlore se atje pershtaten me mire veshot,artist i madh shume sa dhe topi do ti lutet amon kthehu se pa ty sbojme dot
Përgjigju