Lorik Cana dhuron bustin e Skënderbeut për qytezën arbëreshe në Itali: Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

27 Nëntor 2023, 22:08| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 22:19

  • Share

ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka përuruar ditën e sotme bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, në qytezën arbëreshe Fllkunarë, të provincës Kozenca,  në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cana shprehet se busti është vepër e artistit nga Kosova, Asim Lokaj dhe dhuratë e fondacionit të tij, "Lorik Cana 5 Foundation”, që ka si qëllim promovimin e vlerave historike  shqiptare dhe jo vetëm.

Të pranishëm në inaugurimin e vendosjes së bustit ishin Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe kryetari i Bashkisë Fallkunarë, Françesko Kandreva.

“Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe bindjen se bashkë jemi një gjak, një gjuhë, një besë, mbërritëm deri në Fallkunarë në qytezën arbëreshe në provincën e Kozencës për të vendosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vepër e artistit kosovar Asim Lokaj dhe dhurim i Fondacionit “Lorik Cana 5”.

Heroi ynë kombëtar tashmë nderohet në sheshin “Scanderbeg” të Fallkunarës.

Një falënderim i veçantë për mbështetjen shkon për Ambasadore e Kosovës në Itali Znj. Lendita Haxhitasim dhe Kryetarin e Bashkisë Fallkunarë Z. Françesko Kandreva”,- shkruan Cana.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?