Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana me bashkëshorten e tij Monica-n dhe djalin

Sport
VIP & Spektakël

Lorik Cana flet pa doreza: Kushti që i vura Monica-s para martesës

12 Tetor 2018, 13:51| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 13:54

  • Share

Lorik Cana është një nga futbollistët më të përfolur shqiptar. Përveç karrierës së tij, Loriku është vënë shumë shpesh në fokus të mediave edhe për shkak të martesës që ka pasur me shtetasen italiane Monica.

I ftuar pasditen e kaluar tek "Rudina" ishte ish-kapiteni i Kombëtares foli për kushtin që i ka vënë  bashkëshortes së tij. Cana tregoi se Monica-s i kishte vënë kusht për gjuhën shqipe para martesës.

"Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën,"- tregoi futbollisti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?