Kobe Bryant dhe gruaja e tij

Los Angeles do t'i paguajë gruas së Kobe Bryant 29 milion dollarë për pamjet e publikuara nga aksidenti tragjik i 3 viteve më parë

1 Mars 2023, 07:50| Përditesimi: 1 Mars 2023, 08:05

  • Share

Los Angeles, qyteti më i madh i shtetit të Kalifornisë në SHBA ka rënë dakord të paguajë gati 29 milionë dollarë për të venë e superyllit të NBA, Kobe Bryant, pasi policia ndau imazhe grafike të rrëzimit fatal të helikopterit ku ai po udhëtonte së bashku me vajzën e tij.

Tre vite më parë, Bryant dhe vajza e tij Gianna vdiqën së bashku me shtatë të tjerë kur avioni u rrëzua në zonën e Los Angeles

Gruaja e tij, Vanessa Bryant, paditi, duke thënë se hetuesit e parë fotografuan mbetjet njerëzore si "suvenire" të tregtueshme.

Avokatët e Los Angeles e quajtën zgjidhjen të drejtë dhe të arsyeshme.

“Sot shënon kulmin e suksesshëm të betejës së guximshme të zonjës Bryant për të mbajtur përgjegjës ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske. Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t'i japë fund kësaj praktike"- thanë avokatët e saj mbrojtës në një deklaratë të bërë ditën e djeshme.

Në një deklaratë, Mira Hashmall, këshilltarja kryesore e gjyqit për qarkun e Los Anxhelosit në këtë rast, tha se të gjitha çështjet gjyqësore të lidhura me qarkun nga përplasja ishin zgjidhur.

Ajo tha se shlyerja prej shumës së 28,850,000 dollarëve përfshin 16 milion dollarë të dhëna nga një juri federale në gusht 2022 për zonjen Bryant në padinë e saj për ndërhyrje në privatësi kundër qarkut të Los Angeles.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?