Kronikë
Top 24

Lot, dhimbje e trishtim! Familja Tanushi hap dyert e mortit, në pritje të trupit të pajetë

11 Maj 2019, 15:51| Përditesimi: 11 Maj 2019, 16:04

  • Share

Lot, dhimbje, trishtim! Familja e major Kodian Tanushit ka hapur dyert e mortit mëngjesin e sotëm, në pritje për të mbërritur trupi i pajetë nga Letonia. Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t'i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut. Ministrja Xhaçka ka qenë sot në shtëpinë e familjes së Tanushi, ku u ka shprehur mbështetjen.

"Me Klodin humbën një djalë të rralle e njeherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë familjen tonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë", tha Xhaçka.

Major Tanushi vdiq mbrëmjen e djeshme, disa ditë pasi u plagos në Letoni gjatë një incidenti në Misionin e NATO-s bashkë me koleget e tij Zarife Hasanaj dhe nëntetarin Julian Kapaj.Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:36
Nisin procedurat/ Ja kur do të kthehet në Shqipëri trupi i pajetë i major Tanushit

Trupi i major Klodian Tanushit do të mbërrijë në Shqipëri mesin e javës së ardhshme. Procedurat mjekësore kërkojnë minimumi 72 orë, çka e bëjnë të pamundur ardhjen e trupit para ditës së martë. Tanushi do niset në Shqipëri me avion ushtarak, njësoj si kolegia e tij e ndjerë Zarife Hasanaj. Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t'i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut.

Ora 16:09
VIDEO ku major Klodian Tanushi uronte nga Letonia: Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO

Major Klodian Tanushi ndërroi jetë ditën e djeshme në Letoni pasi nuk mund t'i mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i municioneve, si pasojë e së cilit ndërroi jetë edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Ai ishte pjesë e misionit i cili do përfundonte në muajin Maj, por për fat të keq, do kthehet pranë familjes i vdekur për t'u prerë në varrezët e dëshmorëve pranë nëntetares Zarife Hasanaj. Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe gjatë misionit të tij në Letoni kishte edhe zyrën e tij në ambientet e së cilës përveç flamurit të NATO-s mbante edhe flamurin shqiptar.

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ai ka përcjellë edhe një urim duke përmendur edhe detyrat e kontigjentit ku ai bënte pjesë.

"Kontigjenti i katërt, me mision në kuadër të aleancës së atlantikut të veriut në Letoni është i përbërë  nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grup batalionit. Misioni është të mbështesë të gjithë elementët EOD, ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimi logjistik i municioneve , asgjësimi i municioneve të rënda konvencionale, asgjësimi i paisjeve të rënda të improvizuara, pastrimin e zonëve të infektuara, si dhe njohja e municioneve të NATO-s . Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO", shprehet Tanushi në videomesazhin e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 13/05/2019 10:30

    Sa keq ç’farë djali ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?