Lot për Di Marian, 'fideo' i jep lamtumirën Kombëtares! Argjentina spektakël kundër Kilit, Dybala shënon me 10-ën e Messit (VIDEO)

6 Shtator, 13:27| Përditesimi: 6 Shtator, 16:53

  • Share

Argjentina kampione bote tregoi dhëmbët edhe një herë në kualifikueset e Botërorit 2026. Të besuarit e Lionel Scalonit fituan 3-0 kundër Kilit për të blinduar vendin e parë, por fillimisht para se lojtarët të zbrisnin në fushë nderuan Angel Di Marian. Ëngjëllin i cili në moshën 36-vjeçare vendosi të tërhiqej nga kombëtarja.

Në Estadio Munumental tifozët dhe bashkëlojtarët te Argjentina i dhuruan emocione të papërshkrueshme Di Marias. Futbollisti pjesë e Benficas zbriti në fushë me familjen e tij, teksa në pamundësi për të qenë në Argjentinë, një video falenderuese u shfaq në ekran me protagonist Lionel Messin. Çaste të cilat e bënë Di Marian të mos i mbante dot lotët.

Sa i përket ndeshjes pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën zhbllokoi MaCallister, i cili u shërbye nga Alvarez, por edhe u ndihmua shumë nga një trik i Lautaro Martinez.

Në vijim Julian Alvarez dyfishoi me një supergol, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti si zëvendësues edhe Paolo Dybala. Ky i fundit mbante veshur fanellën me numër 10 të Lionel Messit, ndërsa u përshëndet gjatë nga tifozët për atë që dhuroi në fushë. Në fund të ndeshjes Dybala deklaroi që një nga arsyet përse nuk u transferua në Arabinë Saudite ishte kombëtarja e Argjentinës.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?