Bebe Rexha, këngëtare

VIP & Spektakël

‘Lot të vërtetë’, Bebe Rexha zbulon fakte të rëndësishme të klipit të saj ‘I’m a mess’

27 Korrik 2018, 15:28| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 15:34

  • Share

Para një jave këngëtarja me shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi videoklipin e saj më të ri, “I’m a mess”. Për shumë nga fansat e saj ky videoklip është i çuditshëm, pasi nëpërmjet tij, Bebe, tregon luftën e saj me depresionin dhe ankthin dhe si ja ka dalë mbanë ta pranojë veten ashtu siç është.

Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar edhe disa fakte shumë interesante nga videoklipi. Bebe ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe në fakt lotët janë të vërtetë. “Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, – ka shkruar Bebe.

Më pas ajo ka zbuluar se vathët e mëdhenj ishin gati duke i thyer dhëmbët, sepse përplaseshin me ta gjatë kërcimit. Ky ka qenë edhe një nga momentet më të mërzitshëm për Beben. Megjithatë pavarësisht lodhjes Bebe duhet të jetë e kënaqur me rezultatin, sepse kënga numëron plot 15 milionë shikime në ‘Youtube’ në kaq pak kohë nga publikimi i saj.

Lot të vërtetë në videoklipin e Bebe Rexhës

Vëthët e mëdhenj i përplasen më dhëmbët

1/2
Komento

Komente

  • ana: 27/07/2018 22:56

    i dont give a fuck

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?