Një fituese e lotarisë së Elon Musk

Lotaria e Elon Musk/ Departamenti i Drejtësisë paralajmëron manjatin për shkelje të ligjit federal

25 Tetor, 16:00| Përditesimi: 25 Tetor, 16:04

  • Share

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar America Pac - shoqatën e administruar dhe krijuar nga Elon Musk - se lotaria me të cilën po shpërblen një fitues në ditë më 1 milion dollarë për të firmosur një peticion, mund të jetë në shkelje të ligjit federal amerikan.

Musk ka ftuar amerikanët që të firmosin një peticion në mënyrë dixhitale për të drejtat kushtetuese, atë të lirisë së shprehjes dhe të mbajtjes së armëve.

CIlido që e firmos atë bëhët automatikisht pjesmarrës në një lotari ku fituesi përfiton 1 milion dollarë.

Lotaria është parë si një mbështetje e fushatës së Donald trump dhe pritet që të shpallë një fitues cdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve. 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?