Lazio humbi 2-1 me përmbysje kundër Fiorentinës dhe pas kësaj presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito është vënë kundër trajnerit, Maurizio Sarri. Kreu i Lazios kërkon që trajneri të marrë përgjegjësitë dhe se merkato e lojtarëve nuk ka të bëjë me formën e ekipit, teksa paralajmëron një bilanc në fundin e sezonit.
"Skuadra është e fortë dhe konkurruese, Sarri duhet të marrë përgjegjësitë e tij së bashku me ekipin në vend që të gjejë gjithmonë alibi. Tregu i transferimeve nuk ka të bëjë fare me humbjen ndaj Fiorentinës dhe nëntë të tjerëve. Në fund të sezonit do të bëjmë një vlerësimi përfundimtar", tha Lotito.
Trajneri Sarri kishte shprehur pakënaqësi të dukshme për mënyrën se si drejtohej tregu i lëvizjeve nga klubi.
"Ne jemi në një situatë të vështirë në renditje. Vitet e fundit Lazio ka rrëshqitur nga duart e shumë trajnerëve. Nuk kemi staf të pajisur as me aspektin mendor dhe fizik. Strukturë për të trajtuar katër evente. Secili merr përgjegjësitë e tij. Klubi ishte i qartë në korrik; nëse të kërkoj A dhe ti më bën të zgjedh midis C dhe D, unë nuk kam hyrë në treg", tha trajneri.
Me 40 pikë pas javës së 26-të, Lazio mban vendin e tetë, teksa është në garë edhe në Champions League duke fituar 1-0 ndeshjen e parë të 1/8 kundër Bayern Munich.