Claudio Lotito, presidenti i Lazios

Sport

Lotito 'ndez' derbin e Romës: Financiarisht jemi më të fortët! Roma, Interi dhe Milani janë në telashe

19 Shtator, 15:29| Përditesimi: 19 Shtator, 15:31

  • Share

Disa ditë para derbit të kryeqytetit italian midis Lazios dhe Romës, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i ka hedhur 'benzinë zjarrit' me deklarata të forta për rivalët e tij në Serie A.

Gjatë një bisede me një tifoz, Lotito nuk kurseu kritikat për konkurrentët.

“A i ke paratë? Nëse nuk i ke dhe unë jam presidenti, duhet të ndjekësh shembullin tim. Financiarisht, jemi klubi më i fortë në treg tani… Roma, Milani dhe Interi janë në telashe”, tha ai.

Ai iu referua edhe historisë së ish-presidentit të Lazios, Cragnotti, duke theksuar se ende po paguan borxhet e tij deri në vitin 2027.

“Ai ju bëri të ëndërroni me një klub që kishte falimentuar. Nëse doni të falimentoni, do të më duhen tre minuta për t’i shpenzuar”, tregoi ai.

Lotito përfundoi me një goditje të drejtpërdrejtë për rivalët.

“Ne nuk e fituam titullin, por të paktën nuk jemi në mes të një rrëmuje”, tha ai mes të tjerash.

Deklaratat e tij kanë shtuar tensionin përpara derbit që luhet më 21 shtator, duke bërë që pritshmëritë për ndeshjen të jenë edhe më të nxehta për tifozët e dy klubeve të kryeqytetit italian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?