Maurizio Sarri dhe Lotito

Lotito shpjegon largimin e Sarrit: U tradhtua nga grupi

15 Mars, 17:14| Përditesimi: 15 Mars, 17:16

  • Share

Claudio Lotito, presidenti i Lazios në Serie A ka shpjeguar se në ekip ka një klimë jo të mirë, duke ia faturuar largimin e trajnerit Maurizio Sarri "tradhtisë" nga grupi.

"Lamtumira e Sarrit nuk ishte në ajër. Ai u tradhtua nga disa sjellje të njerëzve, ka diçka që zvarritet brenda grupit. Bëjini një pyetje vetes se si një skuadër që mund Bayernin, më pas humbet ndaj Udineses. Vazhdojmë deri në fund të javës me Martusciellon, por kemi nevojë për një trajner që nuk ka alibi dhe të mos i shkarkojë askujt përgjegjësitë e veta”, tha presidenti i Lazios.

Igor Tudor është emri më i përfolur për t'u ulur në stolin e kryeqytetasve, ndërsa këtë javë ekipin e ka drejtuar Giovanni Martusciello, ndihmësi i Sarrit.

Pasi mundën Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League, Lazio u përmbys nga gjermanët në ndeshjen e kthimit dhe dy humbje të tjera në kampionat bënë që Sarri të jepte dorëheqjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?