Louis Van Gaal ka shpallur listën e 39 futbollistëve që mund të jenë të gatshëm për Botërorin 2022. Trajneri i Holandës paraqiti sot listën e parë që është me shumë emra, teksa nga 6 nëntori trajneri do ketë grupin në dispozicion për të zgjedhur 28 emrat përfundimtar. Bie në sy se në listë janë katër emra të rinj. Mitchel Bakker (Leverkusen), Xavi Simons (PSV Eindhoven), Sven Botman (Newcastle) dhe Micky van de Ven (Wolfsburg) kanë marrë ftesën nga Holanda. Një ftesë përfundimtare do jetë në ditët që vijnë. Me Botërorin që nis në 20 nëntor, Holanda është në grup me Senegalin, Ekuadorin dhe Katarin.
Lista e "Tulipanëve":
Portierë: Justin Bijlow (Feyenoord), Jasper Cillessen (NEC), Mark Flekken (Freiburg), Andries Noppert (Heerenveen) dhe Remko Pasveer (Ajax)
Mbrojtës: Nathan Aké (Manchester City), Jeremie Frimpong dhe Mitchel Bakker (Leverkusen), Daley Blind, Devyne Rensch dhe Jurriwn Timber (Ajax), Sven Botman (Newcastle), Virgil van Dijk (Liverpool), Denzel Dumfries dhe Stefan de Vrij ( Inter), Matthijs de Ligt (Bayern), Tyrell Malacia (Manchester United), Pascal Struijk (Leeds United), Micky van de Ven (Wolfsburg)
Mesfushorët: Jordy Clasie (AZ Alkmaar), Ryan Gravenberch (Bayern), Frenkie de Jong (Barcelona), Davy Klaassen dhe Kenneth Taylor (Ajax), Teun Koopmeiners dhe Marten de Roon (Atalanta), Xavi Simons dhe Guus Til (PSV Eindhoven)
Sulmues: Steven Berghuis, Steven Bergwijn dhe Brian Brobbey (Ajax), Memphis Depay (Barcelona), Cody Gakpo dhe Luuk de Jong (PSV Eindhoven), Arnaut Danjuma (Villarreal), Vincent Janssen (Royal Antëerp), Noa Lang (Club Brugg) , Donyell Malen (Dortmund) dhe Wout Weghorst (Beshiktas)