"Louis Vuitton" një nga markat më luksoze dhe më të njohura të VIP-ave dhe jo vetëm së fundmi ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.
Çantat janë bërë nga projektuesi Jay Ahr dhe prodhohen në Francë, dhe ndonëse me modelin tipik të Louis Vuitton mbi të është dizanjuar flamuri shqiptar.
Ky lloj modeli mund të blihet në internet por edhe në dyqan me një çmim prej 9900 dollarë. Kjo është herë e parë që një markë kaq e njohur dhe e vlerësuar nxjerr në treg një çantë në të cilën është dizanjuar flamuri shqiptar.
Dizajni i famshëm i kësaj marke tashmë është i njohur për të gjithë. Nëse jeni një patriot dhe i fiksuar pas gjërave të shtrenjta, por mbi të gjitha pas kësaj çante të veçantë me flamurin shqiptar që ka dalë në treg edhe në prag festash, mund ta blini atë në internet.
E kerkova kete artikull ne sitin nuk eshte ne dispozicion per tu blere. Valle do dali nje dite.
PërgjigjuCanta eshte apsolutisht e shemtuar,duket si disa canta qe dolen ne mode ne Amerike pas luftes civile.Ato quheshin carpetbag,sepse materialin e berjes e kishin te ngjashem.Edhe kjo ashtu duket.Canta do dukej me e bukur e me elegante po te ishte nje-ngjyreshe me shqiponjen ne permasa me te vogla dhe e punuar ne metal(me mire ne gun metal),dhe jo patjeter ne qender,por dhe anash.Ose mund te ruheshin simbolet e markes ne gjithe canten,LV,dhe te vihej vetem shqiponja me e vogel metalike,pa ato njollat e kuqe qe duken si andra te shemtuara.
PërgjigjuCne Louis Vuitton te nxjeri publicitetin me kinez, Esht fallco
Përgjigju