Lulzim Basha dhe "deshmitari X"

Politikë

LSI distancohet nga PD dhe pranon se video-përgjimi për vëllain e Xhafajt, është një aksion i Lulzim Bashës

18 Maj 2018, 12:38| Përditesimi: 18 Maj 2018, 12:48

  • Share

LSI është distancuar nga PD-ja, për rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Luan Rama ka pranuar se video-përgjimi është një aksion i PD-së dhe se LSI nuk është e bindur nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e PD-së.

“Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo?

Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qenë ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen te Majko.

Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali.

Këtu bëhet fjalë për emra konkretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dalë.

Duhet të ndërhyjë Prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni, duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn.

D.m.th Prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”, tha Luan Rama në emisionin ” Të Paekspozuarit”.(TemA)

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 18/05/2018 17:33

    LUELZIME TE DIJA LULE, POR NA DOLE FERRE.. DHE NA MBIVE NE DERE..TANI QE PRESIM NEGOCIATA...GJITHE ECIN PARA TI E DO NGA MBRAPA..

    Përgjigju
  • Drejtesia: 18/05/2018 13:48

    Lulezim Bashes i ka ardhur koha te japi llogari per gjith kete organizim te pavlefshem qe po i bene organeve perkatese, po ashtu dhe shpenzimeve qe po i kushtohen keti marifeti eksperimental, kesaj paturpesie te paskrupullt qe as vet PD-ja se di se c'far ka bere. A nuk eshte koha te japin llogari keta njerez per te keqiat qe i kane shkaktuar dhe po i shkaktojne keti vendi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?