LSI fushatë për Metën: Në 2 mars në shesh! Alibitë për t'u fshehur pas virusit i shërbejnë anti-ligjit

24 Shkurt 2020, 15:53| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 16:04

  • Share

TIRANE-LSI ka nisur edhe zyrtarisht fushatën duke u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestë krah Presidentit Ilir Meta në datë 2 mars në bulevard kundër qeverisë. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh sot se çdo alibi për tu fshehur pas virusit kinez apo pas krimovirusit të qeverisë, sikur e cilësoi ai, është shërbim për të fshehur dhe për t'i shërbyer antikushtetueshmërisë. Referuar kallëzimit që kreu i shtetit bëri në SPAK për ministren e Drejtësisë, ai tha se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion duhet të ndërhyjë.

"2 marsi është data që ndan shqiptarët që duan Atdheun përballë horrave që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe gjykatën kushtetuese. 2 marsi është apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkë jo përkrah Ilir Metës, por për të qenë bashkë në anën e kushtetutës dhe për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të kthyer integritetin. Çdo alibi për tu fshehur pas koronaviorusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t'i shërbyer antikushtetueshmërisë.

SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën" deklaroi ai.

Deklarata e plote e zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama
Denoncimi i vazhdueshëm i shkeljeve sistematike dhe të njëpasnjëshme në bashkëpunim i përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të qeverisë, në përpjekje për të marrë në mënyrë antikushtetuese kompetencat e intitucioneve dhe autoriteteve të tjera kushtetuese, siç është në rastin konkret përpjekja për të marrë me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat e Presidentit të Republikës, është dëshmia më e qartë dhe shfaqja më alarmante e antikushtetutshmërisë dhe e panikut në të cilën vepron grupi i strukturuar i keqbërësve në qeveri në dhunim të Kushtetutës. 

Në këto kushte, jo për të bërë presion, po për të bërë apel që organet e zbatimit të ligjit, dhe në mënyrë të veçantë, organet e SPAK-ut, duhet të ndërhyjnë menjëherë sipas urdhëresave që burojnë nga Kodi i Procedurës Penale, për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të keqbërësve kudo që ata gjenden, në KED apo në MD, pra në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo në Ministrinë e Drejtësisë, në Kuvend apo në qeveri, në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit, të parandalohet thellimi i mëtejshëm i të gjithë funksionarëve të këtyre institucioneve në shkelje të ligjit.
Ndërkaq, nga an tjetër, duhet të zbardhet e vërteta e puçit kushtetues, në përpjekje për të rrëzuar Republikën. 

Në këtë kontekst, veprimi i menjëhershëm i SPAK-ut, është imperativë për të vendosur autoritetin e ligjit pikë së pari; për të ndërshkuar keqbërësit pikë së dyti; dhe ajo çfarë është e rëndësishme, për të treguar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit, ç’ka do të bënte që SPAK-u te jepte përmes shembullit konkret, mesazhin e parë tek qytetarët shqiptar të cilët mund dhe duhet të kenë besim tek reforma në drejtësi dhe tek institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë. 

Por ndërkaq, çdo përpjekje për të krijuar alibi apo çdo alibi për t’u fshehur pas coronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për antikushtetuetshmërinë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën.

Prandaj, data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe fallsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit.
Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës.

Komento

Komente

  • dukatas: 24/02/2020 22:34

    O Luan po me ca pacavure si ky Kasemi Vlores ju nuk keni per te ardhur kurre ne pushtet.Imoral,pusht,i pabese,intrigant.Mos ardhte kurre koha juaj o ditezinj.

    Përgjigju
  • Populli: 24/02/2020 17:18

    O luan kone kur... Po sje ti per per kete pune o legen... Ti je nie pervers dhe maniak seksual, kumarxhi ordiner... Do merresh me politike ti ... E do flasesh ne podium- halen e leshelise ..me ato fjalime komuniste ordinere.. O legen

    Përgjigju
  • Koronavirusi: 24/02/2020 17:01

    O te mjere e te dhjere, qe u ka bere likja me baxhellen e tij lolo, koronavirusi nuk eshte alibi,por nje realitet ku eshte ngritur gjithe bota per te ndihmuar te prekurit,kurse ju hajdutet e lesh e lishe jeni ngritur te ruani florinjte e miliardat e hajdutit ilir dhe nafijes se tij, apo ke ngrene edhe ti ndonje luge corbe te prishur alla lesheli dhe flet.

    Përgjigju
  • Ermela: 24/02/2020 16:33

    Luan Rama te Kam votuar,jam emigrante dhe erdha enkas per te te dhene Boten time LSI,jam nga macukulli I Matit dhe ecvlersoj sgjuarsine tuaji,dhe I besoj fjales tende,per Jo si Matjane por si njeri I zoti,eshte e dyta here qe me mesazh dhe them qe do jete I fundit,nuk me dhimbset aspak politika,une jam e majte,por me dhimbset shume populli I'm,me dhimbset shume ikja e rinia shqiptare,me dhimbset shume emigrantet shqiptare kudo qe Jane neper bote SA Jane lodhur,dhe SA Kan investuar per ate shqiperi hallemadhe,e Halle shume we asgje nuk Jeni bere ju politikane per sigurine e qetsise SE atij populli,asgje nuk Jeni bere qe populli I'm ,Shqiperia ime e shtrenjta te Mo's kete frike te jetoj I lire,une jam thjeshte nje grua,qe ika si shume gra te tjera shqiptare me Koken Pas per vendin tone te bukur,dhe PERFUNDUAN duke lare dhe u kujdesur per WC dhe pleqte e botes,kjo me dhemb shume,SE nje dite date kthehem dhe une dhe do ngelen e vetme sepse femijet e mija dhe rinia e ikur nukbkthehen ne pse ta them une pse per ate politike te ndyre qe eshte investuar per tridhjet vite,Zoti Luan Rama si nje I bire I nje familje te nderuar me Martanesh ,si I shkolluar, me cilesite me te Mira njerzore,duhet qe ta mini popullin rehat,Ilir Meta eshte president me te beje punen e tije Brenda presidencies,ti dhe shoket tuaji te asaj partie duhet te mendoni per interest e kombit,Mo's e harroni 1997 qe Mo's ardhte kurre per shqiptaret,merreni seriozisht kete proteste sepse njerzit Jane pa shtepi dhe Ben catra e dere me dere,nuk eshte as koha dhe as momento per revolta,do te jete ne nderin tuaji dhe gjithe atyre qe mendojne si juve SE pari te mendojne per shqiperine dhe ringrithen e saji,pushteti merret me vote do ju uroja sinqerisht me zemer be dore qe ti fitoni zgjedhjet,ju apo kushdo tjeter kush eshte me I miri.populli eshte shume I lodhur dhe I renduar psikologjikisht,ndaj mendoni vetem nje here te veteme pozitivisht ju drejtuesit e atij cerek populli qe Ka mbetur,Dhuna na Ka lodhur,frika na Ka shkatrruar por qetesia eshte shume edeshiruar per te gjithe Neve,mendohuni dhe tregohuni te duruar dhe kini Pak dhimbje per gjithe ATA familje qe Jane shkatrruar dhe rrenuar nga termeti edhe nje vit ju ndajne nga zgjedhjet,punoni dere me dere me SE Jeni te zot fitoni ATA Mo's ma Mo's e mini popullin rrugeve

    Përgjigju
    • Entela: 24/02/2020 20:59

      Po ketij gjete ti qash hallin ? Ky eshte i zene me punet e Likes se Likja nuk ka koh meret me kallzusa dhe kallzime .Ja meson Mona si ta hedhi kallzusin pasi cizmja qe hodhi nuk i beri pun .Ik moj lumadhe shiko shtepin tende .

  • Raul: 24/02/2020 16:20

    Doli dhe ky qimeuriqi j leshitlikes,burre me shkerdhate, mashtrues ordiner nuk ka ne krahinen e matit, i shkofsh prapa koronavirusit o servil i leshelise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?