Diga e Komanit

Politikë

LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit! Të hetohen abuzimet në prodhimin e energjisë elektrike

2 Nëntor 2021, 16:54| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 17:22

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nisjen e hetimeve për prodhimin e energjisë në Kaskadën e Drinit.

Në kërkesën drejtuar SPAK, Prokurorisë së Tiranës dhe KLSH, deputetët e LSI kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit, që sipas LSI ka sjellë pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik për vendin.

Sipas LSI, në Kaskadën e Drinit janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike.

"Kërkojmë që KLSH të nisë pa vonesë auditimin, të marrë masat e nevojshme për të frenuar dhe ndalur abuzimin që po kryhet me pasurinë kombëtare të shtetit shqiptar dhe të mos degjenerojmë që gjithë gropat financiare që mund të ketë prodhuar kjo veprimtari e paligjshme t'u ngarkohen taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare duke rritur çmimin e energjisë elektrike", thuhet mes të tjerash në kërkesën e LSI.

 ( Kliko këtu për kërkesën e LSI drejtuar SPAK, KLSH dhe Prokurorisë së Tiranës)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?