Politikë

LSI kërkon vendet në Komisionet Parlamentare! Vasili, Xhixho dhe Çela synojnë Ligjet, Median, Shëndetësinë, Integrimin dhe Sigurinë Kombëtare

16 Shtator 2021, 09:20| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 09:53

  • Share

Pak para nisjes së seancës maratonë të Kuvendit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar propozimet e saj për të pasur përfaqësues në Komisionet  Parlamentare. LSI do dorëzuar emrat e 3 deputetëve të saj Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela,  që të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare.

Deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare, ndërsa Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimi dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias.

Edhe deputeti Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Komisioni i Ligjeve.

Seanca e kaluar e Kuvendit u ndërpre pa votuar anëtarët e Komisioneve Parlamentare pikërisht për t'i lënë kohë LSI, pas kërkesës së saj, që të dërgojë emrat e përfaqësuesve të saj. Anëtarët e Komisioneve Parlamentare priten të miratohen gjatë seancës së sotme maratonë.

LSI përfaqësohet në Kuvend me 4 deputetë dhe nuk ka grup parlamentar në parlament, pasi nuk ka numrin prej 7 deputetësh që duhen për të pasur një të tillë. Vetë përfaqësuesit e LSI janë shprehur se do rrinë pa grup parlamentar dhe nuk i kanë kërkuar 'ndihmë' PD për të marrë deputetë 'borxh'.

Kërkesat e LSI për të pasur pëfaqësues në Komisionet Parlamentare

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?