LSI: Mazhoranca kërkon sabotimin e punës së 'Zgjedhores', Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit

6 Maj 2020, 12:15| Përditesimi: 6 Maj 2020, 12:16

  • Share

Petrit Vasili, si përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik ka bërë fajtor bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri për peullimin e punës së kësaj tryeze politike. Sipas tij, ky Këshill duhet të ishte mbledhur online, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

"Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik.Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës. Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.

Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre. Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit. E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve.

Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja", shkruan LSI.


Lajmi kryesor:

'Këshilli politik s'do mblidhet më'/ Hajdari: Opozita e ka vetë në dorë, reforma do ecë! Gjiknuri: Do e votojmë dhe pa dakordësinë e tyre po qe nevoja


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?