LSI mban Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: Partia e Referendumit po na pret, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët

25 Korrik 2022, 07:50| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 07:24

  • Share

5 vite pasi u largua nga drejtimi i LSI-së për të marrë postin e presidentit të vendit, Ilir Meta i është rikthyer sot sërish jetës aktive politike, edhe pse në fakt nuk mund të thuhet se këtë nuk e bërë në 5 vitet e tij në Presidencë, ku do të duhej të ishte 'uniteti i kombit', pa anësi politike. Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat nga Selia e LSI ku njoftoi se ka rimarrë kartën e partisë. Ai tha se është rikthyer për të shpëtuar integrimin evropian, ndërsa theksoi se do të punojë për të rikthyer referendumet në Shqipëri dhe fuqia do t'i rikthehet popullit. Madje Meta u shpreh se referendumet do të jenë si 'shpata e Demokleut' mbi kokën e çdo tradhtari të shqiptarëve sipas tij. 

“Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit. Partia e referendumit na pret!  Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë "Shpata e Demokleut" mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, shkruan Meta. . 

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto mëngjesin e sotëm me Kryemadhin, ku shkruan: 'Një horizont i ri plot dritë qe shpresë.' Ilir Meta prej kohësh kishte paralajmëruar se do të rikthehej në politikën aktive të vendit duke shprehur haptazi se nuk ishte dakord me politikat e ndjekura nga mazhoranca, ndërsa në rolin e kreut të shtetit shpesh herë ka luajtur edhe rolin e opozitës.

Gjatë fundit të mandatit të tij në krye të shtetit, Meta është përplasur vazhdimisht me mazhorancën, e cila madje ndërmori dy herë votimin për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Në qershor të vitit të kaluar Kuvendi votoi për shkarkimin e Metës si president, por Gjykata Kushtetuese vendosi kundër vendimit të marrë.

Ora 12:39
Ilir Meta si nacionalist, puth flamurin dhe flet për ‘Parti të Referendumit': Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit

1658745633_2950674696003290714623326406517458524389412n1.jpg

Me një ligjërim nacionalist, Ilir Meta ka nënvizuar sërish përmes një postimi në Faqcebook, se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI. Ai ka thënë se ‘Partia e Referendumit’ na pret.

“Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t'u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.  Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.  Partia e referendumit na pret!  Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë "Shpata e Demokleut" mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, shkruan Meta, teksa ka postuar edhe një foto duke puthur Flamurin Kombëtar në protestën që organizoi vetë më 2 mars 2020. 

Ora 11:02
Ilir Meta: Referendumi, shpata e Demokleut mbi tradhtaret! Basha-Rama të koordinuar kundër integrimit! PD u bë shtojcë e mazhorancës

 

Ilir Meta tha sot se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë koordinuar për të penguar integrimin evropian të vendit.

"Përshpejtimi i integrimit nuk ishte vullneti jo vetëm i lidiershipit të PS, por për fat të keq, i ish lidershipit të korruptuar e të kapur prej kohësh të PD, që programuan në mënyrë të qëllimtë djegien e mandateve, shkatërrimin e reformës në drejtësi. S’mund ta bënin pa futur në grackë edhe LSI, e cila për fat të keq doli jashtë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme, që ishte PD e Lulzim Bashës, që e kishte të mirëprogramuar gjithçka me Edi Ramën.

Falënderoj anëtarët e LSI për gjithë sakrificat e tyre dhe kam besim në përkushtimin e tyre në t ardhmen për çështje më madhore që ndeshet vendi ynë, nuk është më një forcë politike që ndryshon fatin e vendit, siç ishte një nga rolet e LSI përmes krijimit të saj për të qenë një forcë që ndihmonte zhbllokimin n ngërçeve artificiale që krijoheshin ka ardhur momenti që populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë e vetmja mënyrë që do vendosë në kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme. kjo do ndodhë shumë shpejt dhe jam i bindur që referendumi që i ka munguar vendit, uzurpatorët dhe tradhtarët”, tha Meta.

Ora 10:56
A do bashkëpunojë me Berishën? Përgjigjet Meta: Nuk jam në garë as me atë as me Lulushin

Ish-presidenti Ilir Meta pritet të rikthehet së shpejti në jetën aktive politike. Meta është pyetur edhe nëse do të bashkëpunojë me Berishën.

‘Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje rezistenca e të ardhmes së vendit.’- tha Meta.

Ora 10:56
Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së! Referendumi do të jetë shpata e 'Demokleut'

 

Ish-presidenti Ilir Meta thotë se nuk është për të marrë drejtimin e LSI-së, por që t’i rikthejë popullit, sovranitetin.

‘Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së, se e lash me vullnet të lirë përpara 5 vitesh për arsye të rrethanave që u krijuan dhe për tejkalimin e një ngërçi artificial politik. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI-së në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit dhe kjo do të bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra nuk ka asnjë më shumë se Shqipëria, ne kemi më shumë, detet, por që Shqipëria duhet të bëjë atë që bën Zvicra, referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga oligarkët, referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin. Referendumi do e shpejtojë integrimin.’- tha Meta.

Ora 10:49
Largimi i zef Mazit, Meta: U shkarkua sapo u hapën negociata, treguan se urrejnë meritokracinë

Ilir Meta ka komentuar largimin e kryenegociatorit, Zef Mazi.

‘Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. Jam krenar për atë forcë politike. I dha vendin stabilitet, dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave, por edhe që ka meritat për marrjen e statusit kandidat, por edhe rekomandim për çeljen e negociatave.’- tha Meta.

Ora 10:48
Ilir Meta rimerr kartën e LSI: Kisha nostalgji! 25 korriku ditë e re! Rikthehem për të shpëtuar integrimin e vendit

 

Ilir Meta, tashmë ish-presidenti i vendit, është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ka thënë se rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ‘ky është një agim i ri”. Meta tha se është krenar që krijoi partinë në vitin 2004 për integrimin evropian të vendit.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.

Ora 10:30
Meta rikthehet në selinë e LSI: Është koha për veprim

1658737308_2955111466002590414693356789837074963503203n.jpg

Një ditë pasi la postin e presidentit të Republikës, të cilin e mori Bajram Begaj, ndërsa mëngjesin e së hënës, ai ka shkuar menjëherë në selinë e LSI-së. Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.

Meta ka publikuar një foto me ambasadorin Agim Nesho dhe me këshilltarin e tij Tedi Blushi me të cilët ka konsumuar kafen e mëngjesit. Në postimin e tij në facebook, Meta shkruan se tashmë është koha për veprim.

'I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re.'- shkruan Meta.

 

Ora 10:24
Pritet rikthimi në LSI, Meta paralajmëron konferencë për mediat

Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë për mediat, ndërsa pritet që të rikonfirmojë rikthimin e tij në krye të LSI-së.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doni: 25/07/2022 15:38

    Po fai me i madhe eshte i shtetit i medjave qe i nxjerin keta ajdut kriminela si ky krye kusari po pyeteni ku i gjeti minjeren ne kongo ku e gjeti vilen dhe lokalet ne londer apo shiti tokat ne fshat njeriu me i rezikshem per popullin shqipetar dhe per vendin Ilir Meta Dhe Sali Berisha o shtet i fusni ne burg per krimet e tyre pastaj me te tjeret e keni te thjesht se flasin vete

    Përgjigju
  • justice: 25/07/2022 15:15

    Le ta marri teseren e Mones, po nga java do e nisi Amerika "non grata" edhe per Like floririn ...

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/07/2022 13:58

    Njeri ma te poshte e ma servil se ket agim leshkon ska njoft historia shqipris

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/07/2022 13:53

    Ilir Meta duhet te arrestohet. Madje duhet te ishte arrestuar qe dje, sapo doli nga Presidenca. Duhet te i ishin tundur prangat.

    Përgjigju
  • Niku: 25/07/2022 13:09

    Hajduti na behet patriot atdhetar ,ptuuuuu mbase se mbush muajin te pafsha mbas hekurave , ti dhe saliu e prishet shqiperine.

    Përgjigju
  • drejtesia popullore: 25/07/2022 12:39

    ky te behet gati per spak apo ndonj non grata pse jo ti konfiskohet pasuria e bere me vjedhje e korrupsion

    Përgjigju
  • Cubi: 25/07/2022 12:37

    Tani u cliru albanistani!!!!!!! Shpetuammmmmmmm. Nga zbriti ky hale nga hena????????????????? Kur do vij ajo dit qe keta qener qe vetem e kan mjel shqiperin e perseri nuk u mbushen. Shpresojm qe pas kesaj ti perqafoj pak hekurat tek vendi i qenit.

    Përgjigju
  • Kolonel: 25/07/2022 12:37

    Çudi si nuk e paska ber shqiponjen

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/07/2022 12:15

    O likeleshi duku andej nga shpellari vicidolas dhe merrjani nje here Internacionales ne gjuhen ruse se kjo mban ne pushtet kryerilindasi dhe keshtu KLANSEKTI PS,PD,LSI shkon nga fitorja ne fitorje derisa tju shuhet farà juaj mizore,mafiose,kriminale,vrasese,e degjeneruar,umorale.

    Përgjigju
  • Fadili: 25/07/2022 12:09

    Ruaju nga raketat like

    Përgjigju
  • Red&black: 25/07/2022 12:02

    Po pse u lodhe...Ta sillte gruaja ne shpi karten...????????????

    Përgjigju
  • labi: 25/07/2022 11:26

    MARIAN !Poshte komunistet me ne krye berishen dhe neshon djalin esekretarit te pare te tiranes kur gruaja e tij vajti per te lindur e ndau se ishte vajza e profesorit tim te dashur LLambi zicishti.META ME 13 WC U BE ME 15 TANI DUKE SHTUAR VEHTEN TE 14 DHE NESHON TE 15 SHQIPERIA ME METEN DHE BERISHEN NUK KA PER TE PATUR ZHVILLIM NORMAL DHE RAMA O ESHTE SI ATA DHE NE SE JO TE ZBATOJE LIGJIN ,NE RAST TE KUNDERT TE VIJE NJE I KATERT TI FUS TE TRE NE BURG KRYE KRIMINELI ME IMADH PAS 1990 ESHTE SALI SHEQERE KARAXHIC,VRASES DHE HAJDUT ME MILIARDA $

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/07/2022 11:03

    Ideatori i hajdutèrisè me bllok, drejt horizontit. Horizontet e njerèzve tè tillè, pèrfundojnè nè qelitè e Reçit pèr ta, dhe konfiskimin e gjèsè sè vjedhur dhe kthimin arkès sè shtetit. Jepuni hajdutève atè qè meritojnè.

    Përgjigju
  • Skriftwri: 25/07/2022 11:03

    E sigurt qe po mos te kishte qe ky hajduti dhe antishqiptari me i madh i shqiperise do ishim me koh ne evrope gjithmone jam per rotacion politic ne qeveri por Edi Rama nuk duhet te largohet deri sa ky e saliu te zhduhen njehere e pergjithmone

    Përgjigju
  • FATMIR GAZI TYTA: 25/07/2022 11:00

    Shikoni ktë Agim Neshon njē byth lëpirës i pështir një servil i pa skrupullt. Nē kohën e kriminelit Enver Hoxha militant besnik i partis së sumës [ punës] E sot bën si demokrati më i përsosur e servilizmi ti snjef fund. Të gjith e njofim mir Öike floririn që është hajdut, i koruptuar deri në palc. E bythlëpirsi Agim Ibrahim evalla pasha i ri nga mbrapa Ilirit që të siguroi ndonjë vēnd për të çvatur ktë popull mjeran. O Zot çfar mban kjo tok Agim wc me shok.

    Përgjigju
  • Marian Laca: 25/07/2022 10:27

    Ec Ilir jemi me ty. Poshte komunistat

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 25/07/2022 12:40

      Me ty te mbushur e ka si ne 25 prill. Ju uroj sukseseeeeeeeee mor laca.

  • Koli: 25/07/2022 10:16

    Politika te vjetra per vjedhje te reja

    Përgjigju
  • Tit llapa: 25/07/2022 09:28

    Hahaha horizont i ri per ju ??? Ne fakt do ta keni shume shpejt mandaten qe po ju vjen verdalle prej kohesh...

    Përgjigju
  • sidi: 25/07/2022 08:16

    cudira shqiptare ,ne gjithe boten ,pas presidences pason terheqja nga politika .....ndersa ky ....hej zot

    Përgjigju
    • Tarassi: 25/07/2022 17:34

      Ti do bashkepunosh me ben qimen dhe gjithe plehrat e ketij vendi.

    • Ehuuu: 25/07/2022 10:57

      Mendon ta bej dje njehere ciklin, deputet, minister, kryeminister, e president. Do te vdesi ne karrike

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?