TIRANË- Ish- deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka hedhur akuza ndaj qeverisë së ka dështuar me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.
Referuar disa shifrave, sipas së cilit 33 mijë biznese janë mbyllur gjatë kësaj kohe, e për pasojë kanë mbetur të papunë 57 mijë persona, Spahiu thotë se ky është një tregues se ky vend po keq qeveriset.
Madje ai ironizon, duke thënë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka dështuar edhe në kohë normale, e për rrjedhojë ishte e pritshme që do dështonte dhe në këtë kohë krize.
"A ndjen njeri që ky vend po qeveriset, pasi qeveri ka, padyshim!? Mbyllen 33 mijë biznese, një e treta e tyre, duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona dhe askush nuk flet, asgjë nuk thuhet.
Ashtu si dhe me pandeminë, që vetëm numërojnë të prekurit, ashtu dhe me çdo sektor, numërohen vetëm dëmet. Asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për tu përshtatur me krizën, madje pse jo, edhe përfituar nga ajo.
Por, Nuk ka se si "të skëlqesh" në kohë krize kur je i dështuar në kohë normale. Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur në kulimin e saj Ti do "të zgjidhësh" kufinjtë me fqinjët. Si mund të zgjidhësh kriza Ti kur në kulmin e saj duhet të ulesh e mësosh serbishten", shkruan Spahiu.
Komente

I shkofsh prapa Nafije dybekut te babaxhikes mor hunderr, ju jeni particka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute qe gerryu buxhetin e shtetit deri ne palce mor hunderr dhe ju nuk vini kurre ne pushtet harrojeni, Nafija e leshitllikes femra me e urryer e planetit.
Përgjigju