Selia e LSI

Politikë

LSI në Vlorë denoncon në KQZ tre zyrtarë të administratës: Kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të PS

9 Prill 2021, 11:58| Përditesimi: 9 Prill 2021, 12:00

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Vlorës ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të administratës publike, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Janë denoncuar në KQZ Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e  Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës.

Sipas LSI-së, Anjeza Shiko ka qenë e pranishme në një veprimtari të një kandidati për deputet të PS, që sipas tyre është në kundërshtim me  vendimin e KQZ. Po ashtu LSi thotë se më 5 prill, Francesko Mucaj ka marrë pjesë në një veprimtari publike të kandidates së PS-së, Pranvera Resulaj.

Sipas LSI, rezulton se edhe Klajdi Myzaferi ka qenë pjesëmarrës në një veprimtari më datë 7 prill dhe se foto e kësaj veprimtari është postuar në Facebook nga PS Vlorë-Rajoni 5.

LSI kërkon shqyrtimin e këtyre rasteve nga KQZ dhe marrjen e masave sipas parashikimeve të vendimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?