Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, pse kjo e fundit mbështeti dhe inkurajoj punën e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj me Reformën në Drejtësi. LSI shprehet e revoltuar se ambasadorja po mbron një falsifikatore dhe se ajo duhet të përgjigjet në SPAK, ku është kallëzuar për 4 vepra penale nga Presidenti Meta.
Sipas LSI kushdo që mbështet falsifikatoren e qeverise në emër të reformës në drejtësi në fakt bën asgjësimin e qëllimit të vetë reformës, duke akuzuar drejtpërdrejtë ambasadoren Yuri Kim, e cila ditën e sotme zhvilloi për rreth 2 orë një takim me Gjonaj.
Mbështetja që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i tha ministres Gjonaj, ishte një përgjigje ndaj Metës dhe akuzave të tij të ngritura ndaj ministres, duke i bërë të qartë se SHBA renditet krahë Reformës në Drejtësi dhe nuk do lejojë askënd të kap apo shmang zbatimin e drejtësisë së re.
'Etilda zero rol në Reformën në Drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore! Etilda, pra Ministria e Drejtësisë, ka zero rol në Reformën në Drejtësi. Zero është roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe ky zero rol është përcaktuar qartë në të gjitha ligjet e Reformës në Drejtësi.
Këto ligje të cilët janë të shkruar në shqip dhe anglisht… mund t'i lexojnë pa problem edhe shqiptarët edhe ndërkombëtaret bile edhe ambasadoret…!!
Komisioni i Venecias ka qenë asgjësues në opinionin e tij për Reformën në Drejtësi dhe kërkonte prere që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit dhe në asnjë nga institucionet e reja të gjyqësorit.
Ja çfarë thoshte Komisioni i Venecias:
“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.
Ndërsa si super falsifikatore në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese Etilda ka vërtet rol kryesor. Falsifikimet e saj janë jo vetëm shumë të rënda,por njëherazi edhe shumë të trasha.
Dokumentet flagrante të falsifikimit kriminal, për rrëmbimin e kompetencave të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari më i fundit. Ndaj mbi Etilden rëndojnë 4 vepra penale, për të cilat ajo është e kallëzuar në SPAK.
Çdo alibi e mbështetje për falsifikatoren e qeverise në emër të reformës në drejtësi është asgjësimi i qëllimit të vetë reformës, për drejtësi te barabarte për të gjithë duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte”, shkruhet në reagimin e LSI.
Pas kallëzimit të Etilda Gjonaj në SPAK nga Presidenti Meta, sulmet e LSI ndaj ministres kanë qenë të shumta, të cilës u janë drejtuar edhe me terma ofendues e seksistë.
Nje prezantim jo e mire per shqiptaret per AMBASADOREN Si duket ms Kim nuk e din qe z GJONAJ shpenzon 700 euro ose 850 $ per nje Nate fjetje ne BE Kur mesatarja e te ardhurave te shqipetareve eshte 100euro ne muaj ose 120$ ne muaj qe ne USA nje puntor I merr 120$ Per Tre ore pune by by ms Kim good lack in Albania
PërgjigjuLSI ceta e hajduteve te shqiperise ne aksion ... me ameriken mos e kruni se ja shifni hajrin
PërgjigjuParyia e ushunjazve. Ngordhshi sa me shoejt
Përgjigju