Sportelet e pagesës në Rrugën e Kombit

Kronikë

LSI thirrje kuksianëve: Mos paguani taksën e 'Rrugës së Kombit', Rama bëri maskarallëk

3 Qershor 2018, 19:37| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 19:42

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë tarifën që pritet të vendoset për rrugën e kombit. Ka qenë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i cili i fton qytetarët në mosbindje kur të udhëtojnë në këtë segment duke e konsideruar vendimin e shefit të qecerisë një maskarallëk.

Ndërkohë, më herët në disa mendia është botuar kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” e cila rezulton e firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Vasili ndër të tjera shkruan:

“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit. Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit. Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg. Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve. Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote, sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve. Deri atehere ka vetem nje qendrim: Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Komento

Komente

  • Fredi: 05/06/2018 02:25

    Opozita duhet ta shfrytezoje mire kete shanc qe u dha hajduti I popullit AHMETAJ per nje kryengritje dhe permbysje QEVERIE mashtruesish te PS

    Përgjigju
  • keto: 04/06/2018 07:55

    Jane thirrje kriminelesh te tipit L.S.I.qe ju ka ikur timoni i milionave parave tani jane hedhur ne sulm me thirrje anti kushtetuta.ae lejon kushtetuta qe hajdut i tipitVasillaçis te boj thirrje per mos bindje per te paguar parate e rruges se kombit ky paliaço me keto thirrje eshte per burg ,ku eshte prokuroria qe nuk e merr per ndjekje penale.

    Përgjigju
  • Aaa: 03/06/2018 23:07

    ..Shteti dhe Rruga bohet e mire,mbahet me Taksa...,100 Lek te reja..,jane me se korrekte...Demokracia nuk eshte Anarki..,por Ekonomi Tregu Privat..Aaa,Rama me Gjiknurin te rregullojne rrugen e vjeter..,dhe kush nuk don m

    Përgjigju
  • Neri: 03/06/2018 20:33

    Idiot I lindur.vete I beni vete i firmosni vete i shani. Ju mbaruan leket?OOoCjap?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?