Silva Caka

Politikë

LSI: Vonesa nga KQZ për të na vënë në dispozicion pamjet filmike për KZAZ-të, SPAK të nisë hetimin

6 Maj 2021, 14:39| Përditesimi: 6 Maj 2021, 14:46

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se pas kërkesës për pamjet filmike nga disa KZAZ, sipas saj nga ana e Komisionerit Shtetëror ka pasur vonesa në vendosjen e tyre në dispozicion. Përmes një deklarate të bërë nga Silva Caka, LSI i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike.

“Jemi në këtë konferencë për t’ju bërë me dije se prej disa ditësh i kemi kërkuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, ku janë vërejtur shkelje të rënda, të cilat kanë të bëjnë me tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Duam të përmendim faktin se ka patur vonesa në vendosjen në dispozicion të pamjeve filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak dhe 70 në Maliq. Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim,  ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike”, deklaroi Caka.

Komento

Komente

  • shpk leshi: 06/05/2021 16:04

    shikoni ndonje xhirim nga jala qe te vini ne vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?