LSI-PDK kanë dërguar për të regjistruar në KQZ kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit. Nën emrin e koalicionit "Shtëpia e lirisë" LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër, Elton Banon për Bashkinë Lushnje, Ardian Muka për Bashkinë Durrës, Premtim Kryemadhi për Bashkinë Dibër, Hekuran Xhani për Bashkinë Rrogozhinë dhe Lulzim Vrana për Bashkinë Vorë.
Emrat në KQZ janë dërguar nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari si partia udhëheqëse e koalicionit. Pjesë e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" është LSI dhe PDK, ndërsa Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës u la jashtë nga KQZ pasi nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe logo e simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike, që ka kryetar Lulzim Bashën.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, ku "Shtëpia e Lirisë" do të propozojë si kandidatë të saj emrat e zgjedhur nga komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës.
Kandidatët e Berishës:
Elton Bano për Bashkinë Lushnje
Bardh Spahia për Bashkinë Shkodër
Premtim Kryemadhi për Bashkinë Dibër
Ardian Muka për Bashkinë Durrës
Hekuran Xhani për Bashkinë Rrogozhinë
Lulzim Vrana për Bashkinë Vorë
Shtepia e qenerve!!!!!!!!!!!!!! Nga tre ate me te gjatin do mar me gjith moniken.
PërgjigjuKQZ nuk duhet te pranoj kandidatet e zgjedhur duke perdor simbolet e nje partie tjeter...kto kandidat jan zgjedh nen siglen PD ne kundershtim me ligjin
Përgjigju