Sociale

Luaj me Taksi! AMK ndërgjegjëson fëmijët me rregullat e të qenit udhëtar i përgjegjshëm

19 Shtator 2023, 12:26| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 12:30

  • Share

 

Një taksi elektrike me përmasa reale, stacioni i saj dhe një maket i Tiranës ku bien në sy korsite e biçikletave, janë vendosur para sheshit të bashkisë.

Nisma e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit fokusohet tek ndërgjegjësimi i fëmijëve me rregullat e të qenit një udhëtar i përgjegjshëm dhe i informuar. Jo më kot, projekti është titullar “Luaj me Taksi”, pasi fëmijët ftohen të luajnë dhe vendosen në rolin e pasagjerit, shoferit si dhe të inspektorit të Bashkisë.

“Ne fokusohemi gjithmonë në fushata të ndryshme ndërgjegjësuese dhe pika jonë e preferuar janë fëmijët, si konsumatorë të së ardhmes. Në këtë kuadër, meqënëse kjo javë përkon dhe me Javën Europiane të Lëvizshmërisë, kemi ideuar dhe po zbatojmë projektin “Luaj me Taksi”, u shpreh Laura Deliu, Drejtor i Përgjithshëm i AMK-së.

Nga kjo e hënë e deri me datë 22 Shtator, fëmijë nga shkollave të ndryshme të Tiranës po vizitojnë taksinë elektrike dhe stacionin e improvizuar.

Ata po mësojnë jo vetëm mbi mjetet elektrike, por edhe rregullat bazë si tek elementët e sigurisë apo tarifat e afishuara. Fokusi janë mjetet elektrike, ndaj edhe taksia është e tillë pasi është me rëndësi të theksohen përfitimet e qytetit nëpërmjet qarkullimit të këtyre mjeteve.

Jo vetëm fëmijët, por çdo qytetar apo turist i Tiranës është i ftuar gjatë këtyre ditëve të luaj me taksinë elekrike pranë Bashkisë.

M.T/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?