Luajnë fatet e sezonit, sonte Barcelona-Napoli në Champions League! Italianët japin 10 mln € premio, Arsenal pret të përmbysë Porton

12 Mars, 10:39| Përditesimi: 12 Mars, 11:10

  • Share

Barcelona dhe Napoli luajnë sonte përballjen me përcaktuese për fatet e sezonit të tyre në Champions League, duke qenë se llogaritë në kampionatet respektive i kanë thuajse të mbyllura. Në Katalonjë është sfida e kthimit për fazën e 1/8, por që praktikisht të dy skuadrat e nisin nga fillimi pasi në Napoli 90 minutat u mbyllën me shifrat 1-1.

Për fatin e keq të Barcelonës dhe të mirë për Napolin, katalanasit e kanë të mbushur plot infiermerin. Xavi do duhet të sigurojë kualifikimin pa Pedrin, Gavin, de Jong, Ferran Torres, Balde dhe Marcos Alonso, ndërsa Rapinha është në pikëpyetje për ta nisur nga fillimi për shkak të një lëndimi që pësoi në fundjavë. Nga ana tjetër Napolit i mungon vetëm blerja e verës Cajuste, duke patur në dispozicion thuajse grupin e plotë.

Në prag të ndeshjes Xavi është shprehur se ‘kjo është ndeshje më e rëndësishme e sezonit dhe se Napoli është përmirësuar shumë pas ardhjes së trajnerit të ri’. Ish-futbollisti s’ka kursyer as vlerësimin për mesfushorin e italianëve Lobotka, për të cilin ka shtuar se do dëshironte ta kishte në skuadër’. Nga ana tjetër trajneri i Napolit Caloza ishte më i drejtpërdrejtë duke thënë se në Barcelonë kanë udhëtuar vetëm për kualifikimin, ndërsa presidenti Aurelio de Laurentis ka bërë gati një premio prej 10 milionë eurosh nëse skuadra arrin të sigurojë Botërorin e klubeve nëpërmjet Champions League. Por fillimisht i duhet të eliminojë Barcelonën dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Ndërkohë në Londër, po në orën 21:00, Arsenal pret Porton me qëllimin për të përmbysur humbjen 1-0 të tre javë më parë në Portugali. “Topçinjtë” që udhëheqin Premier League, bënë një përaqitje zhgënjyese në ndeshjen e parë të 1/8 dhe sonte duhet të ndërrojnë faqe. Nga ana tjetër, Porto që gjithmonë ka qenë një kockë e fortë në këtë kompeticion, duhet t’ja dalë me mungesat e Taremit, Marcanos dhe Sanusit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?