Jon Dahl Tomasson

Luajnë kundër Shqipërisë më 25 mars, ish-sulmuesi i Milanit trajneri i ri i Suedisë

27 Shkurt, 10:32| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:38

  • Share

Ish-sulmuesi i Danimarkës, Jon Dahl Tomasson u zyrtarizua si trajneri i parë i huaj i kombëtares së Suedisë në futboll. 47-vjeçari Tomasson, i cili së fundi la postin si trajner i ekipit anglez të Blackburn, do të fillojë punën e tij të re të premten.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Janne Andersson, periudha shtatë vjeçare e të cilit në krye të Suedisë përfundoi në nëntor pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian 2024.

Tomasson ka luajtur 110 ndeshje për Danimarkën, duke shënuar 52 gola. Ai ka qenë pjesë e Milanit në Serie A si dhe Heerenveen, Newcastle, Feyenoord, Stuttgart dhe Villarreal.

Një nga kundërshtarët e parë të tij si trajner i Suedisë do jetë edhe Shqipëria, me dy kombëtaret që luajnë një miqësore në 25 mars në Stockholm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?