Kombëtarja shqiptare të dielën ka marrë një lajm aspak të mirë para sfidës vendimtare kualifikuese të Botërorit kundër Serbisë (11 tetor në Leskovac). Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, është dëmtuar gjatë ndeshjes së kampionatit spanjoll mes Mallorcas dhe Atletico Madridit.
Qendërmbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 36-të, duke shqetësuar stafin teknik të Mallorcas, por edhe trajnerin Sylvinho. Këtë të hënë pritet që analizat mjekësore të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mungesës së mundshme.
Kumbulla vuajti një lëndim sezonin e shkuar, por rikthimi me Espanyolin (në huazim nga Roma) la mbresa për lojën dhe cilësitë në prapavijë. Edhe këtë sezon Roma vendosi ta huazonte në La Liga, por me fanellën e Mallorcas, klub me të cilin ka zhvilluar katër paraqitje këtë fillim sezoni.
Komente
