Luan Baçi denoncon ndotjen e lumit Gjanica: Në vend të peshqve, në mes të qytetit lundron nafta

20 Maj 2020, 16:31| Përditesimi: 20 Maj 2020, 16:37

  • Share

Ndotja nga derdhja e naftës në lumin Gjanica, që kalon mes përmes qytetit të Fierit, ka sjellë denoncimin e fortë të kreut të PD në këtë qytet Luan Baçi. Përmes videove të publikuara, Baçi shprehet se për këtë lumë qeveria hodhi miliona euro për sistemimin dhe pastrimin e ujit, madje dhe premtoi se këtu do të rriteshin dhe peshq për shkak të pastërtitë së ujit, por sipas tij faktet falsin ndryshe pasi gjithçka që kalon në këtë lumë është naftë duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën, por dhe shëndetin e qytetarëve duke e bërë të padurueshme erën e rëndë.

"Pamje nga Gjanica sot, lumi që pershkon Fierin mes per mes, lumi qe u hodhen miliona € per sistemimin e tij, lumi qe u investuan miliona € te tjera  sistem filtrimi dhe pastrimi te ujit dhe qe u propagandua nga Subashi i emeruar i bashkise, si nje arrijtje e madhe.E mbani mend Subashin, kur inaguronte kete sistem filtrimi dhe pastrimi?E mbani mend kur thoshte qe ne ujin e paster te Gjanices do te kete peshq dhe mbi te do te fluturojne pulebardhat?Shikoni Gjanicen tani dhe mendoni se sa genjeshtare te pandreqshem jane keta.Pse nuk shqetesohet bashkia dhe kryetari i emeruar i saj, per ndotjen e madhe  mjedisore dhe eren shume te rende,  dhe te padurueshme qe po demton, shendetin e qytetareve si dhe floren dhe faunen?" shkruan Baçi.

Kreu i PD Fier, Luan baçi shprehet se është e pakuptimtë heshtja e kryetarit të Bashkisë, Ministrisë së Mjedisit, por dhe vetë prokurorisë me këtë ndotje të madhe që po i bëhet mjedisit.

"Çfare interesash kane me kompanite nafte nxjerrese? Perse jane kaq fuqi plote, keto kompani dhe rafinerite, qe derdhin pa pushim, mbeturina shume ndotese dhe te demshme?A ka ndonje pergjigje Subashi, per kete? Po inspektoriati i mjedisit, Ministria e mjedisit dhe institucionet e tjera a kane ndonje pergjigje, per kete problem shume shqetsues ? Po prokuroria, pse nuk fillon nje hetim, per kete krim mjedisor, shume te rende dhe mjafte te dukshem? Ndiqni videot, shikoni lumin Gjanica dhe përgjigja është aty, prej shume vitesh tashme. Te gjithe jane te kapur', shkruan baçi.

Denoncimi i ndotjes në shtratin e lumenjve  prej ditësh po bëhet edhe nga Report Tv, ku kamera ka fokusuar mbeturina urbane por dhe spitalore në lumenj të ndryshëm të vendit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/05/2020 03:27

    Z.Baci ti duhet te ndezesh me shkrepse ujin e lumit e kur te marre flake filmoje dhe dergoja /Shqiptares/,por kujdes,mos bej hile.Vetem keshtu mund te reagoje shteti.

    Përgjigju
  • Gentian: 20/05/2020 19:37

    A ka ndonje studim per vdekshmerine nga kanseri ne zonen Fierit qe laget nga keto mbetje te naftes? Aty do te shikoni cfare po ju bejne ju dhe femijve tuaj me nje ndotje te tille. Ka ardhur koha qe dhe Shqiperia te flase me gjuhen e duhur: Polluters pay! Duhet nderhyrje drastike per te ndalur kete ndotje qe perben krim kunder njerzimit!

    Përgjigju
  • Loni: 20/05/2020 19:16

    Uji eshte burimi I jetes nje individ ose disa individe pasurohen duke shkaterruar mijera specie Flore edhe faune boten ujore token perreth ngrihuni per keto kauza Jo per parti politike...

    Përgjigju
  • Mirditor: 20/05/2020 19:12

    pse nuk protestojn shqiptaret?

    Përgjigju
    • @Mirditor: 20/05/2020 19:51

      Shqiptaret janë te zenë me Teatrin. Nuk e degjuat po vjen diktatura?! Nuk kanë kohë per protesta e menaxhimin e ambjendit.

  • O my god: 20/05/2020 16:49

    Ku shkon ky ujti dete? Ca bohet atje ka shtet aposka shtet e bashki atje o zot I madh te ishte ndonje shet tjeter donishte bo nomi kompanija qe posedon licencen ti hiqet ete gjobitet per domin qeka bo

    Përgjigju
    • @O my god: 20/05/2020 18:48

      Per disa ka nje endje per te fituar para ne menyrë te menjehershe, pa ditur se rrezikon pjesa tjeter.Shteti po fle gjume ose merret me akuzat e opozites.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?