Drejtuesi i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi ka deklaruar se Bato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.
Sipas Baçit Dalipaj nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe për rrjedhojë edhe goditur me grushta nga Petrit Pëllumbi. Deputeti demokrat tha se kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi sepse në mes të fushatës situata mund të rëndohet.
“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.
Ndërsa Dalipaj shpjegoi sesi i kishin kërkuar të firmoste formularin me 10 emra si votues të sigurtë dhe sesi e kishin dhunuar pasi nuk kishte pranuar.
“Më erdhi nga mbrapa, më tha çfarë the ti?! Të mbash mend më tha. Më kapi për fyti dhe më gjuajti direkt”- u shpreh i dhunuari.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja
B.V//ReportTv.al