Deputeti i PD Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës ka treguar sot në emisionin “Frontline” në Report Tv se para 3 muajsh është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.
“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. Ka nja dy tre tre katër mua... SPAK kishte marrë denoncimin, kishte marrë dokumentacionin e hapi dosjen dhe mori deklarimin nga unë. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë... Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore", tha Baçi ndërsa po fliste për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.
Lajmi kryesor:
Berisha kërkon ndihmën e mbështetësve për t’u mbrojtur, Baçi: Do përdorim të gjitha format e protestave që lejon ligji! S'jemi kundër hetimit, por të zbatohet procedura
B.K/ReportTv.al