Kronikë

Luan Daci shkon në zyrë duke sfiduar SPAK dhe GJKKO, KPA i përgjigjet pyetjeve të Report Tv: Presim zbardhjen e vendimit! Makinën zyrtare ia jep Garda

9 Prill 2021, 11:01| Përditesimi: 9 Prill 2021, 12:14

  • Share

Edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtari Luan Daci shkon në punë duke i sfiduar këto vendime. Pas konstatimit të këtij skandali gazetari i Report Tv Arsen Rusta i drejtoi disa pyetje Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në përgjigje të pyetjeve të Report Tv, KPA deklaron se është ende në pritje të vendimit të Apelit të GJKKO sipas procedurave.

Ndërkohë që sa i përket faktit se Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve, KPA thotë për gazetarin Rusta se është Garda e Republikës ajo që vë në dispozicion automjetet për gjyqtarit e Kolegjit.

Pyetjet e drejtuara për KPA nga Report Tv: 

Me çfarë statusi paraqitet në punë pranë KPA ose pranë zyrave tëe KPA ish-anëtari, Luan Daci?

Me fare statusi ai përdor një automjet zyrtar të paguar nga taksat e publikut, kur ai është i dënuar me vendim të formës së prerë?

Është njohur KPA me vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin e z. Luan Daci?

Cili është komenti i KPA për zbatimin e Ligjit, vendimi i Apelit e pengon z. Daci të paraqitet në KPA me të gjitha benefitet apo e lejon siç ai ka thënë publikisht do paraqitem në zyrë se njoh vendimin e Gjykatës.

Përgjigja e plotë e KPA: 

Ne pergjigje te pyetjeve tuaja drejtuar Kolegjit, ju bej me dije informacionin si me poshte vijon: 

Gjyqtari Luan Daci vijon të jetë i pezulluar nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
 
Sa i perket vendimit të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilit ju i referoheni, Kolegji i Posaçëm i Apelimit është në pritje për të administruar vendimin e vlefshëm sipas dispozitave procedurale. 
Në zbatim të VKM-së nr. 641, datë 06.11.2017 “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është Garda e Republikës si institucioni përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë fizike të anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që ka vënë në dispozicion automjetet dhe personelin e sigurisë që shoqëron gjyqtarët e Kolegjit. Duke ju falenderuar Alida Beqiraj

Kujtojmë se Luan Daci është dënuar nga Apeli i GJKKO me 6 muaj burg, i konvertuar në 1 vit shërbim prove. Daci është paraqitur deri më tani dy herë pranë shërbimit të provës ku sipas dënimit duhet të mbajë kontakte për 1 vit. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. 

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?