Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit sot do të zhvillojë seancën e anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në seancën e mbajtur më 23 Tetor ditën e premte Daci ka qenë në gjyq ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë tre të shkarkuarit nga vettingu.
Sot Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.
Këta janë edhe tre kallëzuesit e Dacit të cilët vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.
Ky Daci i zi ka mashtruar dhe duhet te ndeshkohet rende, por keta deshmitaret e larguar nga drejtesia kush do i hetoje dhe denoje? Perse ju lini kohe te prishin prova dhe te tjetesojne pasurine? A dini cfare monstre eshte kjo Sevdari? Ai i dini lidhjet e saj me boten e erret te biznesit? Po Besnik Canin e Metes a do hetoni per pasurine e paligjshme qe ka dhe per lidhjet me trafikantin ndertues Armand Lilo?
PërgjigjuKy paska qene me i mire...sa u pezullua ky KPA-ja u degjeneruar !!!
Përgjigju