Luan Hoti: Dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhja, zgjedhjet në PD jo brenda këtij viti

13 Mars 2022, 19:34| Përditesimi: 13 Mars 2022, 19:36

  • Share

Luan Hoti, i cili ishte kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit, tha se dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhje në këtë moment, por bashkimi i demokratëve po. Për bashkimin e tyre Hoti tha se duhet të gjetur formula. Lidhur me zgjedhjet në pari ai tha se ato nuk mund të mbahen brenda këtij viti.

" Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti. Duhet bashkim i demokrateve, ndryshe s'kemi asnjë shans për te fituar. Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi. Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.  Cila eshte zgjidhja? A është zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht", tha Hoti.


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?