Bayern Munchen ka fituar ndeshjen e javës 32 në Bundesligë, edhe pse ka shërbyer sa për statistikë. Bavarezët janë shpallur kampion që në fillim të prillit dhe ndaj Eintracht Frankfurt luanin pa 8 titullarë, por kanë fituar 4-1. Dorch shënoi golin e parë në minutën e 43-të të pjesës së parë dhe me kaq u mbyll ky fraksion. Wagner në minutën e 76-të dyfishoi shifrat dhe u duk sikur takimi u mbyll.
Miqtë futen në lojë me golin e shënuar nga Haller në minutën e 78-të. Megjithatë, Rafinha në minutën e 87-të dhe Sule në minutën e 90-të shuajnë çdo iluzion për barazim. Në fushë për Bayern Munchen ishte edhe mesfushori kosovar Meriton Shabani, që luajti deri në minutën e 56-të, ku u zëvendësua nga Alcantara.
Një fitore që ka shërbyer për moralin e kampionëve të Gjermanisë për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid të martën në mbrëmje në “Bernabeu”, ku i duhet të përmysë humbjen 1-2 të pësuar në “Allianz Arena”.