Luan Përzhita rrëfen ‘Arkeologjinë e Tiranës’. Arkeologu: Problem për turistët, infrastruktura

26 Shkurt 2021, 16:49| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 16:58

  • Share

Studimi “Tirana arkeologjike” me autor Neritan Cekën, Skënder Muccajn dhe Luan Përzhitën sjell vlerat arkeologjike të kësaj treve me tradita dhe në fushën e antikitetit. Profesor Luan Përzhita na rrëfen se historia e shoqërisë njerëzore në zonat fushore, kodrinore e malore të Tiranës ka kaluar në disa periudha të rëndësishme, që fillon në periudhën e neolitit dhe vazhdon dhe në periudhat pasardhëse deri në ditët e sotme. Libri pasqyron epokat e ndryshme të zhvillimit në lashtësi të kësaj treve, tregon Përzhita, duke filluar me qendrat prehistorike qytetërimin ilir apo me zbulimet arkeologjike të periudhave të mëvonshme, si Mozaiku i Tiranës.

 “Tirana paraqitet ndër zonat më interesante arkeologjike që ka territori shqiptar. Kjo vjen se kërkimet arkeologjike kanë sjell disa site arkeologjike, që tregojnë se jeta në Tiranë ka nis që në periudhën neolitike, 6000-7000 vjet përpara erës sonë. Janë disa shpella, siç është e Pëllumasi, Bovilla që ka disa elementë të artit të kësaj kohe, por kemi dhe një sërë fortifikimesh që lidhen me periudhën ilire. Por, janë dhe sitet në Baldushk flasin për një kulturë që lidhet me shekujt e parë të erës sonë, në kohët që Tirana ka qenë një ndër rrugët e rëndësishme për të kaluar nga bregdeti në Ballkan etj”, thotë Përzhita.

Një ndër problematikat e ngritura shpesh nga specialistët e trashëgimisë përsa u përket siteve arkeologjike është infrastruktura, pasi vizitorët në disa prej tyre s’kanë akses në monumente

 “Në fakt jo të gjitha janë të akseueshme. Një pjesë e tyre, si Kalaja e Petrelës dhe Tiranës janë të akseusheme nga turistët, po ashtu Ura mesjetare e Tabakëve. Por, me hapjen e rrugës së Arbërit, mbase do të bëhet e aksesueshme Ura e Brarit, që është një kryevepër inxhinierike. Problemi tjetër që lidhet me dy qendrat e periudhës ilire, Pesqopi edhe Dorëzi, që kërkojnë vëmendje për akses, që të njihet nga turistët dhe nxënësit e shkollave, se janë të panjohura në publik, pasi njihen vetëm në rrethe shkencor. Një trajektore interesante do të ishte Kalaja e Dajtit, duke qenë se në Dajt shkojnë qytetarët, dhe në brendësi të kësaj pike është kalaja e shekullit të VI e ndërtuar nga Justiniani”.

Ndërsa, potencial për gërmime arkeologjike, sipas Përzhitës mund të kenë vetëm disa nga këto qendra

 “Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës kemi rënë dakord, që disa prej këtyre qendrave, mund t’i nënshtrohen gërmimeve arkeologjike, si në Dorëz, Kalaja e Dajtit dhe Pesqopi. Po ashtu po shikohet mundësia e ndërhyrjeve te Mozaiku i Tiranës”, shprehet Përzhita.

Studimi “Tirana Arkeologjike” është botuar në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës, si kryeqytet. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ave Kaizer: 27/02/2021 21:41

    Rregulloni Infrastrukturën rreth e rrotull Mozaikut të Tiranës,boll me leje e ndërtime Pallatesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?