Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama gjatë konferencës për shtyp në Sarandë

Politikë

Luan Rama denoncon për fushatë të kundraligjshme nga Saranda: PS mbyll sytë në fenomenin e ndërtimeve pa leje! Blejnë vota përmes legalizimeve

20 Prill 2021, 13:09| Përditesimi: 20 Prill 2021, 13:21

  • Share

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama në një konferencë për shtyp nga Saranda ka denoncuar angazhimin e disa drejtuesve të PS dhe administratës publike në fushatën elektorale, duke kryer veprime në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ligjin.

Rama pretendon se PS po blen vota përmes ndarjes së legalizimeve dhe lejimit të ndërtimeve pa leje në Sarandë.

Ai shprehet se i ka denoncuar edhe ligjërisht përveç se publikisht dhe se ka prova se kandidatët për deputet të Partisë Socialiste me në krye ministren e Financave, Anila Denaj ftojnë në veprimtari politike dhe elektorale drejtorët e shkollave në takim, duke e quajtur një qëndrim totalisht në kundërshtim me ligjin.

“Kam disa fotografi ku kandidatët për deputet të rilindjes, me në krye ministren e Financave, thërrasin në veprimtari politike dhe elektorale drejtorët e shkollave në takim. Këtu është ministrja Denaj me drejtorët e shkollave në takim elektoral, politik dhe partiak. Është flagrante si sjellje dhe një qëndrim totalisht në kundërshtim me ligjin. Do t’ju vëmë në dispozicion edhe fotot.”, shprehet ai.

Ai përmendi edhe drejtorin e Entit Publik, Stefan Çipa duke thënë se ai abuzon me detyrën duke e shpërdoruar hapur detyrën dhe në flagrancë të ligjit.

“Ashtu sikundër kemi edhe raste të tjera. Këtu për shembull është miku im, Stefan Çipa, i cili është drejtori përgjegjës i Entit të Banesave. Zoti Çipa e di shumë mirë që kjo sjellje dhe ky qëndrim është në kundërshtim me ligjin e megjithatë është njëri prej protagonistëve të shkeljes së ligjit.

Ja këtu është ministrja Denaj me Entin e Banesave në Delvinë, ndërsa këtu është ministrja Denaj, Stefan Çipa dhe kryetarja e bashkisë në një takim në Delvinë për banesat sociale.”, tha ai.

Ai foli edhe lidhur me lejimin e ndërtimeve pa leje, duke shtuat se “rilindasit” kanë mbyllur syrin përballë këtij fenomeni.

“Ndërkaq ka edhe një fenomen tjetër që në Sarandë është më tipik. Fenomeni i ndërtimeve pa leje. Është mbyllur syri, është mënjanuar zbatimi i ligjit dhe eksponentë të njohur si mbështetës apo votues të rilindjes, po bëjnë batërdinë me shtesa katesh, me ndërtime pa leje, në mënyrë që këtë lloj koncesioni që atyre iu është bërë nga pushteti, ta kthejnë në vota për rilindjen.”, shoti Rama.

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, në fund të fjalës së tij ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për LSI më 25 prill, duke u shprehur i sigurt për fitoren.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?