Luan Rama

Politikë

Luan Rama: Të kallëzohet Arta Marku, populli të bëjë drejtësi për kuksianët!

16 Prill 2018, 11:47| Përditesimi: 16 Prill 2018, 11:52

  • Share

Nën.kryetari i LSI Luan Rama ka deklaruar sot se Prokurorrja e Përgjithshme Arta Marku duhet të paditet për shpërdorim detyre lidhur me arrestimin e 11 protetsuesve për shkatërrimin e pikave të kalimit në Kalimash.

Edhe pse Rama thotë se policia i ka arrestuar kuksianet pa patur në dorë urdhër-arrestet e Prokurorisë, ai i fundit gjithsesi vesh me përgjegjësi Arta Markun për këtë, pa e argumentuar konkretisht se cila është shkelja e saj.  

Rama del në përfundimin, se duke qenë se ndaj protestuesve ka patur një komplot shtetëror, populli duhet të mbrohet vetë ndaj kësaj padrejtësie.

Statusi i Ramës në Facebook

Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit:

Mbajtja në burg e kuksianëve - krim shteteror!

Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”.

Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale!

Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë fallsifikuar dokumentat zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën!

Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim.

Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.

Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për fallsifikim të dokumentave zyrtare në bashkëpunim!

Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit e një tufë me komisionerë e zyrtarë që vegjetojnë nëpër zyra me gjithëfarë emrash sugjestionues si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen nga diskriminimi apo organizime të të ashtuquajturës shoqëri civile duke filluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e me rradhe, duhet të ngrihen në alarm! Menjëherë dhe pa asnjë hezitim!

Eshtë shkelur Kushtetuta, janë shkrelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut!

11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg!

Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!

Komento

Komente

  • Dridhe Like: 02/05/2018 13:16

    O zot sa i peshtire,cdo dite qe kalon e me te peshtire behen keta te Lesh e Lise.

    Përgjigju
  • Qoqja: 16/04/2018 15:11

    Sa te qenka trashur koka o lum madh Ke honger geshtenja te zjera me duket tamam si derrat e eger. Po ku ishe se na mori malli o kk lop se ata policet qe u plgosen nuk jane bij nenash o. Ish ministri i mbrenshem hale

    Përgjigju
  • Toni: 16/04/2018 14:07

    Te shkarkohet Arta Marku, prokurore e pergjithshme te behet Mona,kryeminister Luan Rama(President kemi Ilir Meten)! Pas ketyre emerimeve gjithe populli shqiptar do zhvendoset ne Siri qe te shpetoje nga kalbezimi i LSI-se...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?