Luan violinë për pavionin e COVID-19, mjeku në Tunizi argëton pacientët dhe kthen buzëqeshje (VIDEO)

22 Shkurt 2021, 09:44| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 09:55

  • Share

TUNIZI- Mjekët janë ata të cilët gjatë gjithë pandemisë kanë “luftuar” në vijën e parë më COVID-19 duke qëndruar pranë pacientëve në çdo kohë.

Përveç përkujdesit mjekësor, një doktorë nga Tunizia, Mohamed Salah Siala, përmes kordave të violinës së tij mundohet të bëjë fytyrat dhe sytë e pacientëve të tij të buzëqeshin duke i falur pavionit të COVID-19 pak shpresë.

"Qëllimi im është të përdor muzikë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus që janë në një gjendje të rënduar psikologjike, duke vuajtur vetminë e cila është armiku i tyre i parë," tha Siala për Associated Press.

"Muzika këtu na fal një ndjenjë lumturie dhe gëzimi duke na bërë të harrojmë sado pak dhimbjen”, tha një ndër pacientët.

Tunizia ka treguar shenja se rastet e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë në rënie, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Tunizia është pjesë e COVAX dhe së shpejti pritet të furnizohet me vaksinat e para anti-COVID për të nisur procesin.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?