TIRANË- Pak javë pasi u transferuan në kopështin zoologjik të Tiranës, ditë më të mira duket se janë në horizont për tre luanët e Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’.
Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angeleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe bashkë me dy “miqtë” e tij, pritet të transferohet në Holandë, në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.
Lajmin e jep ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili shkruan se luani me sy të nxirë tashmë është kuruar dhe ka një emër të ri. Ai quhet Lenci, ndërsa dy të tjerët quhen Zhak dhe Bobi.
Luani Lenci, i cili është shëruar pas një ndërhyrjeje që iu bë në sy
Reagimi i plotë i Klosit:
Ne i mbajmë premtimet, megjithëse jo të gjithë besuan se do ti largonim kafshët nga kopshti zoologjik privat, në Fier, ku u konstatuan të abuzuar! Nga Fieri i sollëm në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ish Luani i “Fierit”, tani ka edhe një emër! Ai quhet Lenci dhe është në kushte shumë të mira shëndetësore, edhe pas ndërhyrjes që pati në sy nga veterinerët e huaj dhe stafi profesional i fondacionit austriak “FOUR PAWS”. Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe 2 luanët e tjerë: Zhak dhe Bobi. Por, lajmi tjetër i mirë është se së shpejti luani Zhak, Lenci dhe Bobi do të transferohen në Hollandë, në qendrën e specializuar të rehabilitmit të luanëve, tigrave dhe leopardëve, që quhet “FELIDA”, në shtëpinë e tyre të përhershme, ku do të nisin një jetë të re!
Pak javë më parë, rasti i kafshëve të keqtrajtuara u publikua nga media britanike “Daily Mail”. Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo dhe transferimi i tyre.
Komente

Pra, nuk ikin vetem njerezit...
PërgjigjuGabim beni qe I dergoni ne Hollande Po futni ne parlament ti shqyejn ata gjakpirsat e shqiptarve.
PërgjigjuSikur te kishte mundesi te fliste ky luan do thoshte:falenderoj zotin qe me dergoj aty ku ka njerez!
PërgjigjuMire bere qe i moret kafshet nga Safari Park per keq trajtim , po ti kishit mbajtur ne kopeshtin zoologjik te Tiranes . E qyan sukses qe i cuan ne Holland , po cfar do mbani ne shqiperi qent e rruges , patat dhe rosat ? Je minister i mjedusit qe ti nuk ke haberin nga zoologjia dhe botanija . Ishin orone w privateve shqiptar dhe duhet ti mbanit ketu dhe jo ti ipni me PPP sic e ka kthyer timonieri Shqiperine . Turp i madh si jemi katandisur
Përgjigjuo redi , po ci do kafshet o trap me zile , ka kopshti zoologjik vend per te mbajtur luan , o matuf