Politikë

Luca lutet në xhami për fitoren e kandidates socialiste Edlira Dyrmishaj më 11 maj: Do përfaqësojë në parlament shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë (VIDEO)

26 Prill, 15:12| Përditesimi: 26 Prill, 15:33

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka ndarë në rrjetet sociale një video nga xhamia e Kalasë së Elbasanit, më anë të cilës përshëndet hoxhën Ahmed Kalaja duke treguar njëkohësisht se është lutur për fitoren më 11 maj të Edlira Dyrmishaj, kandidates për deputete të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, që me profesion është psikologe.

Luca i premton imamit se pas lutjes në xhaminë e Kalasë së Elbasanit, do të vizitojë edhe xhaminë ku Kalaja ligjëron, në Tiranë, që “të lutemi bashkë për Edlirën e cila do përfaqësojë shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë në parlamentin e ardhshëm”.

“Një përshëndetje e veçantë nga Elbasani për mikun tim në Tiranë Ahmed Kalaja pasi u luta në xhaminë e kalasë për kandidaten Edlira Dyrmishaj e cila kandidon në zgjedhjet e 11 majit. I dashur Ahmed të premten tjetër më prit te xhamia juaj në Tiranë të lutemi bashkë për Edlirën e cila do përfaqësojë shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë në parlamentin e ardhshëm",-shkruan biznemesi ngjitur videos.

“Përshëndetje miq! Këtu jemi në xhaminë e Kalasë së Elbasanit. Kjo xhami është bërë nga gjyshi i Sulejmanit të Madhërishëm ne vitin 1492. Shikojeni miq se çfarë mrekullie kjo xhami dhe qysh që atë kohë përballë kësaj xhamie ka qenë kisha e qytetit. Dhe me thënë të drejtën këta miqtë e mij që mua sot më kanë ardhur nga Omani, që janë këtu, që unë i përshëndes, bashkë me doctor Benin, janë çuditur me historinë tonë, janë çuditur, janë çuditur me Elbasanin, janë çuditur me bashkëjetesën tonë, me komunikimin tonë. Me thënë të drejtën kam marrë dhe unë pikë tani me ato investime që po bëj atje që këta kanë filluar të kuptoj që ne jëmi shumë të vjetër e prej asaj kohe na vijnë ment e kresë. Kështuqë respekte miq nga ky vend i bekuar, respekte doktor Beni”,-shprehet Luca në video.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?