Politikë

11 maji/ Mesazhi i Gjergj Lucës: Votoni për Shqipërinë në Europë, të hyjmë në histori si brezat që i hapën dyert e atdheut dhe hyri në shtëpinë evropiane

9 Maj, 17:23| Përditesimi: 9 Maj, 17:32

  • Share

Dy ditë para ditës së zgjedhjeve, biznesmeni Gjergj Luca u bën thirrje ndjekësve të tij dhe mbarë shqiptarëve, që më 11 maj, me votën e tyre të kontribuojnë për vazhdimin e hapave të shpejtë e të sigurtë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Luca fton votuesit në Shqipëri dhe diasporë që të dielën “të hyjmë bashkë në histori si brezat që i hapën dyert e atdheut dhe hyri në shtëpinë evropiane ku i ka lezet vendi”.

“Kam një mesazh shumë shpirtëror për të gjithë njerëzit që mua më ndjekin. Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Miqtë e mi, besoni atë që shihni, besoni atë që prekni, besoni atë që ju emocionon, pra besoni të vërtetën. Dhe për mua si Lucë, e vërteta është ajo që kërkojmë që të gjithë për të çuar këtë vend në Europë. Ishalla këto zgjedhje kthehen në një triumf për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Më përktheni si të doni ju të portaleve dhe profileve anonime anonime filloni më shani, por unë e dua Shqipërinë në Europë për fëmijët e mi. E dua Shqipërinë në Europë që kur të iki atje te vendi të varri, të mendoj që kam qenë ai brez që duhet të mburrem, i njerëzve që kanë bërë diçka për ta çuar vendin e vet atje ku duhet”,- shprehet biznesmeni Luca.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?