Luca Toni dhe Pep Guardiola

Luca Toni i ankohet Pep Guardiolës: Më le pa ekip për katër vite, e prishe futbollin me '9-ç fals'

17 Tetor, 15:00| Përditesimi: 17 Tetor, 15:02

  • Share

Luca Toni, Roberto Baggio dhe Pep Guardiola u ribashkuan në Brescia, qyteti ku ishin bashkëlojtarë. Guardiola ishte në Itali për të marrë pjesë në programin “Che Tempo che Fa”, ndaj përfitoi nga rasti për të takuar ish-kolegët e tij në një restorant në qendër të qytetit.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Veronas, Luca Toni ndër të tjera ndau edhe një moment të vogël në rrjetet sociale, duke bërë shaka me trajnerin katalanas.

“E rrënove futbollin me ‘9-ç fals’, katër vite nuk gjeta dot ekip prej teje. A mund të thuash sot se e bëre këtë vetëm për Messin?”, tha Toni.

Mes të qeshurave, Guardiola iu përgjigj. "Më pëlqejnë qendërsulmuesit, Haaland ka shënuar 60 gola”. Sidoqoftë, ata duhet të jenë të mirë".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?