Politikë

Luçiano Boçi: U bë ca kohë që PD nuk po fiton...

10 Shtator, 14:33| Përditesimi: 10 Shtator, 14:47

  • Share

 

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, është shprehur se është bërë një kohë e gjatë që PD-ja nuk po fiton më.

Duke folur për gazetarët nga oborri i selisë blu para se të niste mbledhja e Kryesisë së demokratëve, Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë analizën e humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij, PD-ja ka bërë analizë zgjedhjesh edhe kur ka fituar, megjithëse ka kaluar disa kohë.

“Analiza është thënë që do bëhet pas vendimit që do marri Kryesia sot dhe pas përcaktimeve të hapave të tjerë të aksionit. Pjesa e organizimit është pjesë e rëndësishme, PD gjithmonë e ka bërë analizën, edhe kur ka fituar, megjithëse kohë e largët kjo paksa. Edhe kur ka humbur në të gjitha rastet është një analizë që është e brendshme, është domosdoshmëri dhe kësaj radhe do bëhet. Përcaktimi i situatave zgjedhore në një parti respekton statusin e saj dhe mandatet zakonisht në demokraci janë 4-vjeçare. Është vota e demokratëve ajo që vendos më pas të gjitha ndryshimet që do bëhen”, u shpreh Luçiano Boçi.

Kurse Ivi Kaso e konsideroi mbledhjen e parë të Kryesisë, si fillimin e proceseve të PD-së.

“Sot është dita e parë e fillimit të proceseve të PD. Në mbledhjen e Kryesisë ku do kristalizohet qëndrimi i artikuluar deri tani mbi farsën zgjedhore të 11 majit”, tha Ivi Kaso.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?