Juventus zhvilloi sot mbledhjen e aksionerëve, teksa do bëhet edhe ndërrimi i bordit drejtues pas hetimit për dyshime në regjistrat tatimorë. I pranishëm në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit ishte edhe Luciano Moggi, ish-administratori i deleguar i "Zonjës" nga 1994 deri në 2006. Në fjalën e tij, Luciano tha se Juventus asnjëherë nuk ka vjedhur dikë, por përkundrazi i janë bërë padrejtësi teksa ceku edhe Calciopolin.
"Shumë po pyesin pse kërkova të vij dhe të flas. Më pëlqen të them disa gjëra, erdha për tre arsye. E kuptova situatën e buxhetit tonë, se une nuk e marr shumë për llogari atë që lexoj. Pastaj të falenderoj Agnellin, nëntë kampionate nuk fitohen kollaj, janë ato gjëra që janë të vështira për t'u kuptuar, por kush është brenda e di sa e vështirë është në një klub që nuk është mbrojtur kurrë ose nuk ka mundur të mbrohet, për këtë arsye është bërë lodër në duart e shumëkujt, sidomos mediave", tha fillimisht Moggi.
Më pas ish-drejtuesi foli për një epitet që media me qëllim të keq dhe nxitur nga kundërshtarët i ka ngjitur "Zonjës", duke treguar se ata asnjëherë nuk kanë marrë diçka të padrejtë që nuk e ka vendosur fusha.
"Është një epitet i vendosur për Juventusin. 'Ata fitojnë sepse ata vjedhin', por nuk është e vërtetë sepse ai ka fituar gjithmonë në fushë dhe nuk i ka vjedhur askujt asgjë. Ndoshta na kanë vjedhur dicka ne, si në ndeshjen në Perugia. Na e kanë vjedhur vitin tjetër kur fitoi Roma kampionati dhe presidenti i CONI ndryshoi rregullat për të bërë lojë vrapimi dhe Nakata në Torino që vendosën ndeshjen duke shënuar një gol. Më pas po ju them për pasaportat meqë dëgjoj disa fjalë: këndojnë vëllezërit e Italisë, pastaj menaxheri i kombëtares është ai që falsifikoi pasaportën e Recobës. Italia është kjo. E di se si ka punuar Agnelli, është një gjë e vështirë për t'u shpjeguar", vijoi Moggi.
85-vjeçari foli edhe për punën e mirë të ish-presidentit Agnelli, që sot zyrtarisht lë postin e presidentit.
"Unë jam dikush që jam mësuar të jetoj dhe të mos ekzistoj, ende luftoj për Calciopoli. Ne jemi fajësuar për gjërat që kanë bërë të tjerët. Andrea, këtu kam një kuti me çelës, këtu është i gjithë Calciopoli. Këtu do të dëgjoni Carraron të thotë se Fiorentina dhe Lazio nuk mund të bien nga kategoria, i cili thotë mos e ndihmoni Juventusin para ndeshjes kundër Milanit”, tha Moggi mes të tjerash.