Luciano Moggi

Luciano Moggi, njeriu që di gjithçka: Juventus do dënohet me heqje pikësh

17 Janar 2023, 18:02| Përditesimi: 17 Janar 2023, 18:03

  • Share

Ish-drejtori sportiv i Juventus, Luciano Moggi ka thënë se klubi bardhezi mund të dënohet me heqjen e 1-2 pikëve për dyshimet tatimore dhe kontratat e futbollistëve. Ideja e rrëzimit një kategori më poshtë nuk çohet ndërmend nga drejtori që për 14 sezone ishte pjesë e Juventus (1993-2006). 85-vjeçari u ndal edhe te forma e mirë e Napolit, duke treguar se ka komplimentuar skuadrën e presidentit De Laurentis.

"Juventusi maksimumi rrezikon një ose dy pikë penalizim, por kjo historia e rënies nga kategoria është një barsoletë. Agneli? Familja është e veçantë dhe luftojnë brenda vetes. Kur u largova unë, avokati i Juventusit gjeti akord për të rënë në Serinë B duke më vënë fajin mua”, tha Moggi për “Radio Kiss Kiss”.

Ish-drejtori sportiv i "Zonjës" u ndal më pas edhe në sezonin aktual dhe në ndeshjen e fundit, aty ku Juventus humbi 5-1 me Napolin, rezultat që nuk e përsëriste prej 30 vitesh.

“Pas ndeshjes së të premtes i kam dërguar një mesazh De Laurentis, duke i bërë komplimentet për fitoren, por sidomos për mënyrën se si menaxhon klubin. Kvaratskhelia? Është gjithmonë antipatike t’i vësh një vlerë futbollistëve pasi në fund të fundit, ai është aq i fortë sa të aftë janë ata që e shesin. Qartësisht vlen më shumë se 100 milionë euro. Nëse Lukaku është paguar aq shumë dhe nuk di të ndalë topin, atëherë ata që kanë teknikë duhet të vlejnë më shumë”, tha Moggi mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?