Igli Tare dhe Luciano Moggi

Sport

Luciano Moggi ‘sponsorizon’ Igli Taren te Milani: S’ka nevojë për udhëzime, është drejtues i madh

11 Prill, 14:42| Përditesimi: 11 Prill, 14:48

  • Share

Milani dhe Igli Tare duket se do bashkojnë udhët dhe ‘bjondi’ shqiptar pritet të jetë drejtori i ri sportiv i klubit, megjithëse gjithçka do vendoset pas Pashkëve (20 prill) dhe shqiptari nuk është i vetmi në garë. Duket se gjërat janë në rrugën e duhur, ndërsa në Itali një emër si Luciano Moggi ka sponsorizuar shqiptarin.

Për ish-drejtuesin e Juventusit, Tare është njeriu i duhur për Milanin.

Klubi i Milanit - Skuadrës së Milanit nuk i qëndron nga pas një shoqëri e aftë, me drejtues me karizëm dhe të besueshëm për të kaluarën e tyre.

Eksperienca - Një skuadër e madhe si Milani ka nevojë për një drejtues me eksperiencë dhe jo një djalë të ri, të cilin duhet t’i thuash se çfarë të bëjë.

Maldini dhe Paratiçi - Maldinin e kishin aty dhe e hoqën pa asnjë arsye. Më pas thanë se do të merrnin Paratiçin, por tani nuk është më në garë.

Vetëm Tare - I vetmi drejtues që mund të jetë i duhuri për Milanin mendoj se është Tare, i cili ka një të shkuar për t’u respektuar për atë çfarë ka bërë si drejtues. Ai ka meritën se ngriti në këmbë Lazion, e cila u ngrit si nga ana financiare edhe sportive falë vizonit të tij”, tha Moggi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?